LAJMI I FUNDIT:

Zharku kërkon shkarkimin e ministrit Lekaj lidhur me pagesën e 53 milionë eurove

Zharku kërkon shkarkimin e ministrit Lekaj lidhur me pagesën e 53 milionë eurove

Deputeti i Lidhjes Demokatike të Kosovës dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka kërkuar që të shkarkohet ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj lidhur me pagesën prej 53 milionë euro ndaj konzorciumit “Bechtel & Enka”.

Ai gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës tha se duhet të zbatohet aneks kontrata me këtë konzorcium.

“Kërkojmë ta shkarkoni ministrin Lekaj lidhur me çështjen e pagesës prej 53.1 milionë euro të konzorciumit Bechtel & Enka dhe kërkojmë ta zbatoni ankes kontratën”, tha Zharku.

Ai tha se çdo shumë e paguar mbi vlerën prej 14.78 milionë euro është joligjore.

“Lidhja Demokratike e konsideron se vendimi Qeverisë që t’i paguaj konzorciounit Bechtel & Enka vlerën prej 53.1 milionë euro nuk ka as bazë ligjore dhe as kontraktuale. Çdo vlerë e paguar mbi këtë shumë është shkelje”, shtoi Zharku.

Qeveria i jep 53 milionë euro Bechtel & Enka
Lexo po ashtu Qeveria i jep 53 milionë euro Bechtel & Enka

Kujtojmë se Qeveria ka miratuar kërkesën për kompensimin e konsorsiumit “Bechtel & Enka” për zgjatjen e kontratës. /Telegrafi/