E njohur për disa nga hitet e saj në estradën shqiptare, këngëtarja Zanfina Ismaili ka marrë së fundmi një qëndrim të fortë dhe të prerë ndaj çështjes së maltretimit të kafshëve në Kosovë përmes një serie postimesh në rrjetet sociale.
Interpretuesja e hitit “As i fundit, as i pari”, e cila ka qenë gjithmonë e hapur dhe e sinqertë në qëndrimet e saj, ka shprehur pakënaqësinë dhe zemërimin ndaj atyre që keqtrajtojnë kafshët dhe ka vënë në pyetje përgjegjësinë dhe veprimet e organeve ligjzbatuese.
“A ka polici ky shtet, a ka ligj?” pyeti ajo retorikisht në një postim në rrjetet sociale, pak pasi kishte postuar disa fotografi të personave të ndryshëm në Kosovë që maltretonin qenë dhe mace.
Në një ton të ashpër dhe direkt, Ismaili ka kritikuar qeverinë për atë që ajo e sheh si një mungesë interesimi dhe veprimi, duke sugjeruar se zyrtarët janë më të shqetësuar për luksin e tyre sesa të mbrojnë ata që “s’mund të votojnë”.
Ajo ka shtuar se, edhe nëse nuk ka interes për të bërë të drejtën për arsye morale, të paktën duhet të bëhet një përpjekje për të përmirësuar imazhin e Kosovës në sytë e botës.
Postimet e saj vijnë në një kohë kur shumë aktivistë mjedisorë dhe të drejtave të kafshëve në Kosovë dhe më gjerë po bëjnë thirrje për masa më të ashpra kundër atyre që keqtrajtojnë kafshët.
Ismaili përmend gjithashtu veprimet e shteteve fqinje, ku sipas saj, “të paktën i burgosin këta kriminelë dhe psikopatë lateralë”, duke u bërë thirrje autoriteteve kosovare të ndërmarrin hapa të ngjashëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLuizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali
"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre
"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze
"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?
“O Çim, Egla është beqare", Juli shkakton të qeshura derisa ngacmon banorin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri