LAJMI I FUNDIT:

Zanetti: Interi po luan futboll të shkëlqyeshëm, mbrojtja e titullit objektivi i klubit

Zanetti: Interi po luan futboll të shkëlqyeshëm, mbrojtja e titullit objektivi i klubit

Legjenda e Interit dhe nënpresidenti aktual Javier Zanetti e sheh klubin si ‘familje’ pas 25 vitesh të kaluar në “Guiseppe Meaza”, ndërsa shton se skuadra po luan futbollin më të mirë dhe do të luftojnë që ta mbrojnë titullin.

Argjentinasi foli për kanalin e Lega Serie A për karrierën e tij, pjesa dërrmuese e së cilës kaloi në ngjyrat e Nerazzurrëve.


“Interi është familje, ata janë pjesë e imja. Kam ardhur këtu 25 vjet më parë për të filluar një rrugëtim dhe jam krenar që kam qenë kapiten, ashtu siç jam krenar që jam nënkryetar i klubit”, ka thënë fillimisht Zanetti.

Interi fitoi Scudetton sezonin e kaluar pas një dekade, ndërsa edhe tani janë në krye të tabelës së Serie A.

“Ekipi luan futboll të shkëlqyeshëm dhe janë trajneri dhe djemtë që meritojnë meritat për këtë. Skuadra ndjen se është e fortë dhe ka një mentalitet të jashtëzakonshëm”.

“Lojtarët e dinë se duhet të mbrojnë titullin që fituan sezonin e kaluar. Të gjithë ndihen të përfshirë dhe kjo është e rëndësishme për një ekip me objektiva të mëdhenj si i yni”.

“Ne duam të mbrojmë titullin dhe po e tregojmë ndeshje pas ndeshje. Milani, Napoli dhe Atalanta janë afër dhe mendoj se kështu do të jetë deri në fund të sezonit”, deklaroi Zanetti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori