LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Kurti i quajti fashiste partitë PDK-AAK dhe përmendi takimin e SBASHK-ut në atë kohë me Kadri Veselin, Bujën dhe Hoxhajn

Ymeri: Kurti i quajti fashiste partitë PDK-AAK dhe përmendi takimin e SBASHK-ut në atë kohë me Kadri Veselin, Bujën dhe Hoxhajn

Përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ymer Ymeri, ka zbuluar detaje nga takimi që kanë pasur përfaqësuesit e sindikatave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë kohës sa ishte qeveria Kurti 1.

Sipas Ymerit, gjatë këtij takimi ka pasur tensione, fillimisht në mes të kryeministrit Kurti dhe kryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla për një marrëveshje të nënshkruar më herët.

“Takimi ka qenë i pari kur ka marrë qeverisjen për herë të parë. Kam qenë edhe unë bashkë me kryetarin Jasharaj. Ka qenë edhe Blerim Syla, dhe Bajram Tasholli i Sindikatës së Policisë. Në mes të bisedimeve ka qenë situatë e tensionuar, ashtu siç ka thënë Blerimi. Kryeministri e ka nxjerr një dokument, të cilin e ka nënshkruar Federata Sindikale e Shëndetësisë në atë kohë me PDK-në, AAK-në, dhe i ka thënë Blerimit, “Kqyre çfarë marrëveshje ke nënshkru me partitë fashisoide”, tha Ymeri për Telegrafin.

Përfaqësuesi i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi.com /Foto: Korab Basha

Tutje, Ymeri thotë se kishte reaguar ndaj fjalëve të kryeministrit, por që ky i fundit ia kishte përmendur takimet me anëtarët e PDK-së.

“U çudita, që po i quan fashisoide, partitë që janë pjesë e parlamentit, pavarësisht se ishin në opozitë atë kohë. Thash kryeministër, nuk besoj se janë parti fashisoide, sepse i ke ftuar në takim. Mu kthye mua, dhe tha me ty pak ma vonë, te kryej njëherë me Rrahmanin, Blerimin. Pastaj më tha, je kanë në takim me Kadri Veselin, Enver Hoxhajn, Ramë Bujën, Rrahmani i ka prit, po ti i ke postu, më tha mu. E unë i thashë që ne jemi transparent, e kemi derën hapur kushdo me ardh. Kurti nuk ka qenë te na se e kishim qit edhe atë”, tregoi Ymeri.

SBASHK - Qeverisë: Kur Kurti të jap dorëheqje nga kreu i LVV-së, atëherë kryetarët e sindikatave mund ta ndjekin shembullin e tij
Lexo po ashtu SBASHK - Qeverisë: Kur Kurti të jap dorëheqje nga kreu i LVV-së, atëherë kryetarët e sindikatave mund ta ndjekin shembullin e tij

I pyetur nëse është përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës, Ymeri e mohoi një gjë të tillë.

Por, ai shtoi tutje se ish-kryeministri Hashim Thaçi ka natyrshëm një simpati nga udhëheqësit e sindikatës pasi ua kishte rritur pagat.

“Asnjëherë në jetë nuk kam qenë anëtar i PDK-së. Ish-kryeministri Hashim Thaçi ka bërë më së shumti për arsim. Kur një kryeministër ia rrit punëtorëve të arsimit pagat njëherë 50%, pastaj edhe 25%, atëherë normalisht që udhëheqësit e sindikatës kanë me pas simpati”, tha Ymeri.

Tutje tha se “Kryeministri Kurti le ta rrit rrogën 50%, krejt kemi me u bo me të”.

Ndërkaq Ymeri po ashtu u shpreh se nuk e din ku janë mospajtimet mes sindikatave dhe Qeverisë pasi nuk ka pasur asnjë takim me ta.

“Nuk e dimë ku janë mos-pajtimet, për shkak se ne nuk jemi takuar asnjëherë. Nuk na ka pranuar asnjëherë kryeministri Kurti në takim në Qeverinë e dytë. E ka takuar kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura edhe janë dakorduar të kenë takime. Nuk e dimë ku është, sepse për atë po kërkojmë dialog. Kërkesa kryesore është të ulemi në tavolinë e ta bindim njëri-tjetrin”, tha Ymeri.

Përfaqësuesi i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, gjatë intervistës në Telegrafi.com /Foto: Korab Basha

Po ashtu, ai bëri të ditur edhe kërkesat që i kanë.

“I kemi tri kërkesa të përbashkëta me të gjitha Federatat sindikale, të cilat janë pjesë ose jo e BSPK-së. Kërkesa e parë është Ligji i Pagave, Ligji i sigurimeve Shëndetësore dhe plotësim-ndryshimi i Ligjit të Skemave Pensionale financuara nga shteti, për shkak se një Nen i këtij ligji thotë se duhet t’i kesh 15 vite punë para pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Ymeri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori