LAJMI I FUNDIT:

SBASHK – Qeverisë: Kur Kurti të jap dorëheqje nga kreu i LVV-së, atëherë kryetarët e sindikatave mund ta ndjekin shembullin e tij

SBASHK – Qeverisë: Kur Kurti të jap dorëheqje nga kreu i LVV-së, atëherë kryetarët e sindikatave mund ta ndjekin shembullin e tij

Përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ymer Ymeri, gjatë intervistës me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në “Përballje” në Telegrafi.com, ka folur në lidhje me mos pajtimet që kanë sindikatat e Kosovës me Qeverinë si dhe kërkesat e tyre ndaj ekzekutivit.

Ymeri i është përgjigjur kryeministrit, Albin Kurti i cili tha se duhet bërë ndryshime në sindikata sikurse që kanë ndodh edhe në pushtet.


Ai tha se nëse kryeministri do të jepte shembull duke dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, atëherë ndoshta edhe sindikalistët do të ndërroheshin.

“Nashta kryetarët e Sindikatave e kanë marrë shembull kryeministrin. Kryeministri e ka themeluar Lëvizjen Vetëvendosje e është hala kryetar i LVV-së, po ka suksese, po e përcjellim atë, po e marrim si shembull. Ndoshta me dhënë dorëheqje prej Vetëvendosjes, edhe këta tjerët i mëson. Le ta jep shembullin e mirë, ndoshta edhe këta të ndjekin”, theksoi Ymeri.

Tutje, Ymeri tha se derisa Kurti thotë se është mirë për demokracinë të bëhen ndryshime, atëherë ai duhet të jap vet atë shembull.

“Unë po i them, as ti nuk je ndërru. Ti po thu që është mirë për demokracinë, por ai prapë nuk ka dhënë dorëheqje”, tha Ymeri.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Arsimit, bëri të ditur se viti 2021, ka qenë vit zgjedhor për SBASHK-un, ku në shumicën e komunave tashmë janë zgjedhur kryetarët e sindikatave.

Përfaqësuesi i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi.com /Foto: Korab Basha

Sipas tij, gjatë këtyre zgjedhjeve ka pasur tendencë që të ndërhyhet nga LVV-ja duke dërguar njerëz që përkrahin partinë e tyre për kryetar të sindikatave ose shkollave.

“Ne mendojmë që tentimi i Qeverisë ka qenë. Viti 2021 ka qenë vit zgjedhor nëpër shkolla e komuna. Ka pasur tendenca të ndërhyrjes të prurjes së njerëzve përkrah partisë në pushtet, qoftë kryetar të sindikatave, qoftë kryetar të shkollave. Nëse i ka marrë 50% të votave normalisht që ka marrë edhe në arsim. Në këtë rast ata i përkrahin përfaqësuesit që i kanë zgjedh vet. I kemi përfunduar të gjithë me kundër kandidat, janë vetëm edhe Vushtrria, Gjakova dhe Dragashi pa u zgjedh. Tash të shtunën e kemi Kuvendin e Arsimit fillor dhe të mesëm”, tha Ymeri për Telegrafi.

Përfaqësuesi i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, gjatë intervistës në “Përballje” në Telegrafi.com /Foto: Korab Basha

Ndërkaq, në Kongresin e SBASHK-ut, i cili do të mbahet në prill të vitit të ardhshëm, Ymeri tha se përsëri do të zgjidhet Rrahman Jasharaj kryetar.

“Me 2 prill e kemi kongresin e SBASHK-ut ku përsëri ka me u zgjedh Rrahman Jashari. I kemi mbajtur zgjedhjet në 28 komuna dhe unanimisht e kanë propozuar Rrahman Jasharin edhe për një mandat. Delegatët që janë zgjedh nga ato komuna, kanë qenë prezent dhe e kanë propozuar. Ku kanë mbajtur zgjedhje, kanë propozuar edhe për mandatin e tretë”, theksoi Ymeri.

Ymeri ka treguar tri kërkesat e sindikatave ndaj qeverisë Kurti si dhe ka dhënë detaje të takimit që kanë ndodhur me kryeministrin gjatë qeverisë Kurti 1 duke thënë se ishte takim i tensionuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori