LAJMI I FUNDIT:

Yllka Gashi: Nuk kam guxuar të ëndërroj se gjashtë vite më vonë, qyteti i Stamfordit do të më nderojë me mirënjohje për punën në filmin “Zgjoi”

Yllka Gashi: Nuk kam guxuar të ëndërroj se gjashtë vite më vonë, qyteti i Stamfordit do të më nderojë me mirënjohje për punën në filmin “Zgjoi”
Yllka Gashi (Foto: Instagram)

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, gjatë këtij viti ka qenë ndër emrat më të përfolur në mediet shqiptare dhe jo vetëm.

Duke qenë se arriti suksese të mëdha me filmin “Zgjoi”, ajo së fundmi në një postim të shpërndarë në rrjete sociale ka njoftuar se qyteti i Stamford-it në Connecticut e ka nderuar me mirënjohje për punën në filmin kosovar.


Kjo mirënjohje i është dhënë ditën e djeshme (28 Nëntor), pikërisht në një ditë të veçantë të shqiptarëve.

Yllka Gashi (Foto: Instagram)

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Yllkës (pa ndërhyrje):

“Në vitin 2015 kur unë dhe familja ime erdhëm për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qyteti i Stamfordit në Connecticut, u bë shtëpia jonë larg shtëpisë!

Bashkë me vajzën time, ecja çdo ditë në rrugët e qendrës së qytetit – Mill River Park, Biblioteka Ferguson dhe këndi i lojërave Cove Beach – ishin ndër destinacionet tona të preferuara. Çdo ditë duke shëtitur lagjet dhe duke mësuar gjëra të reja dhe teksa më mungonte familja dhe vendlindja ime, Stamford arriti të më sillte gëzim dhe siguri në jetë. Edhe pse ne tashmë jetojmë në një tjetër qytet, Stamfordi ende mbetet një shtëpi e dytë për ne!

As në një milion vjet atëherë, nuk kam guxuar të ëndërroj se gjashtë vjet më vonë, në vitin 2021, ky qytet do të më nderojë me mirënjohjen e kryetarit të komunës për punën në “Hive” – kandidatin e Kosovës për Oscar 2022 dhe dashtë Zoti të nominuarin.

Jam thellësisht e nderuar dhe mirënjohëse!

Kjo mirënjohje është edhe më e veçantë sepse m’u dha dje ndërsa po festonim festën e Pavarësisë/Flamurit Shqiptar.

Në këtë ceremoni vjetore të organizuar nga Qendra Rinore Shqiptare në Greenëich dhe z. Richard Llukaj – biznesmen, filantrop dhe patriot i suksesshëm shqiptaro-amerikan – ndër të ftuarit specialë që na nderuan me praninë e tyre ishin edhe kryetari aktual i Stamfordit z. David Martin.

Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë znj. Caroline Simmons,

z. Jim Himes – Përfaqësuesi i SHBA (D-CT 4th District) dhe

z. Ferit Hoxha – Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Neë York City.

Faleminderit të gjithëve për punën tuaj të palodhur, përfshirjen dhe vlerësimin e komunitetit shqiptar në SHBA!

Faleminderit Stamford!

Do ta kesh një vend të veçantë në zemrën time përgjithmonë!”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Yllka Gashi (@yllka_gashi)

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori