LAJMI I FUNDIT:

Ylli i urryer i rrjeteve sociale Andrew Tate thotë se do të donte të kishte një djalë shqiptar me Dua Lipën – artistja e injoron deklaratën e tij

Ylli i urryer i rrjeteve sociale Andrew Tate thotë se do të donte të kishte një djalë shqiptar me Dua Lipën – artistja e injoron deklaratën e tij

Ylli kontrovers i rrjeteve sociale, Andrew Tate, në një intervistë të para disa muajve e që tani pas arrestimit të tij ka filluar të qarkullojë me të madhe në internet, kishte deklaruar dashurinë e tij për një personazh të famshëm. Ai është një nga njerëzit më të urryer në internet aktualisht. Tate u dënua dhe u mohua nga të gjitha platformat kryesore të rrjeteve sociale për komentet e tij mizogjene dhe kontroverse.

Tate është dikush që është i famshëm për ndarjen e komenteve negative për femrat dhe kurrë nuk ka shprehur dëshirën e tij për t’u lidhur me ndonjë grua specifike. Ai mund të shihet shpesh me femra të ndryshme në fotografi dhe duke ekspozuar veturat e shtrenjta, shkruan SportsManor.


Tate ka deklaruar se është i dashuruar pas këngëtares së njohur shqiptaro-britanike, Dua Lipa. Ai shtoi gjithashtu se dikur dëshironte të kishte me të një djalë gjysmë-shqiptar të fortë. Megjithatë, Andrew dyshoi se këngëtarja mund të ishte feministe, ndaj e hodhi poshtë këtë ide.

Në një intervistë të fundit, Tate u pyet për dashurinë e tij me të famshmit, për të cilën ai u përgjigj: “Kam parë një video të Dua Lipës shumë kohë më parë. Ajo ndodhej në Shqipëri duke bërë një valle tradicionale shqiptare. Mendoj se ajo do të mund të më jepte djem të fortë gjysm-shqiptarë – ndoshta do të zgjidhja atë”.

“Por unë mendoj se ajo është një feministe ose një budallaqe. Pra, nëse do të flisja me të për më shumë se dy minuta, do të largohesha me siguri”, tha ylli britaniko-amerikan.

Tate është i njohur për dhënien e këshillave për “mashkullinë toksike” për të rinjtë dhe klipet e tij mund të shihen në YouTube dhe Tiktok. Ai nuk i pëlqen fort feministet dhe ndan komente negative për to.

Por a ka Andrew Tate grua dhe fëmijë?

Për një kohë të gjatë, njerëzit kanë pyetur veten nëse Andrew Tate ka ndonjë fëmijë apo nëse është i martuar. Së fundmi, Tate konfirmoi se ka të paktën dhjetë fëmijë. Megjithatë, ai nuk ka treguar asnjëherë asgjë për fëmijët apo partneren e tij.

Tate e mban të fshehtë jetën e tij private. Ai shihet gjithmonë në imazhe me modele atraktive por nuk dihet nëse ka një partnere të qëndrueshme. Ylli i urryer i rrjeteve sociale shpesh përfshihet në polemika me boksierët dhe është i famshëm për grindjen e tij kundër Jake Paul dhe Logan Paul.

Tate është shumë i afërt me influencuesin Adin Ross dhe shihet shpesh me të. Në një ‘livestream’ me Rossin, ai zbuloi se ai është baba i më shumë se një fëmije dhe tha se nënat janë të ndryshme. Ish-kikboksieri tha se nuk e ka problem të ketë fëmijë me një grua.

Tate u mburr se kishte shumë fëmijë dhe shtoi se të gjithë e respektojnë dhe e shohin si “një hero”. Ai gjithashtu shtoi se do të ketë më shumë fëmijë se shumica e popullsisë.

Ai u vu nën prangat e policisë rumune vetëm pak javë më parë nën akuzat për trafikim të qenieve njerëzore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori