ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Aktorja turke Nebahat Çehre, e njohur për publikun shqiptar nga roli i Valide Sulltanës në serialin "Sulejmani i Madhërishëm", ka tërhequr sërish vëmendjen në moshën 82-vjeçare falë një fotografie me rroba banje.

Ajo publikoi foton nga pushimet verore, ku shfaqet në formë të shkëlqyer fizike, duke marrë shumë komente pozitive.


Krahas fotos shkroi: "Së pari, kujdesu mirë për veten. Pjesa tjetër do të lulëzojë natyrshëm".

Mediat turke vlerësojnë se Nebahat duket jashtëzakonisht mirë për moshën e saj dhe e konsiderojnë shembull të bukurisë në moshën e tretë.

Karrierën e nisi si modele dhe në vitin 1960 u shpall 'Miss Turqia', gjë që i hapi rrugën aktrimit.

Më vonë fitoi famë ndërkombëtare me rolet në serialet "Sulejmani i Madhërishëm" dhe "Dashuri e Ndaluar" (Aşk-ı Memnu), ku luajti personazhin Firdevs Yoreoglu.

Në intervistat e mëparshme, Çehre ka thënë se është krenare për moshën e saj dhe nuk i frikësohet plakjes, duke theksuar se sekreti i saj është një jetë e shëndetshme dhe respekti për trupin. /Telegrafi/