Ylli i Real Madridit mund të kërkojë të operohet pas problemeve të rënda me gjurin

Ka qenë një sezon i vështirë për Real Madridin dhe kjo ka filluar tashmë të ndikojë tek ekipi i tyre i parë.
Niveli i tyre ka rënë në vitin 2025 dhe për disa lojtarë, numri i madh I ndeshjeve ka bërë që të kenë probleme shqetësuese me lëndimet.
Lojtari që është më së shumti i rrezikuar është Antonio Rudiger, i cili ka qenë i detyruar të luajë çdo minuta deri disa javë më parë, për shkak të lëndimeve të rënda të Eder Militaos dhe David Alabas.
Ai ka qenë mjaftueshëm me fat për të marrë një pushim të merituar në javët e fundit, por siç është zbuluar, kjo nuk ka ndihmuar aspak në problemet me të cilat është përballur ai.
Gjatë karrierës së tij, Rudiger ka pësuar disa lëndime serioze në gju. Ai e këputi ligamentin ACL në vitin 2016 dhe tri vite më vonë, atij iu desh një operacion për të rregulluar një tjetër problem.
Dhe këto probleme duket se kanë filluar të kenë një efekt serioz tek ai gjatë muajve të fundit.
Siç ka raportuar Relevo, Rudiger i cili pritet të hyjë në negociata të kontratës me Real Madridin në javët e ardhshme, ka qenë duke u ballafaquar me një problem në meniskusin e tij në muajt e fundit dhe për shkak se nuk ka pushuar për një periudhë më të gjatë, ky problem ka filluar të përkeqësohet gradualisht.
Reprezentuesi gjerman ka qenë në gjendje që ta durojë deri tani, por nuk përjashtohet se atij do t’i duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni për ta rregulluar problemin.
Si do që të jetë, Rudiger pritet që të jetë titullar në ndeshjet e rëndësishme të Real Madridit nga tani deri në fund të sezonit, që përfshijnë dy ndeshje ndaj Barcelonës në La Liga dhe në finale të Kupës së Mbretit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“I thash se do të largohej, atë ditë ai shënoi 200 gola në stërvitje” – Guardiola tregon një ngjarje me Agueron

Darwin Nunez do të largohet sigurt nga Liverpooli – dy opsione në tavolinë

Gyokeres në qendër të polemikave me klubin e tij – Arsenali dhe Juventusi ndjekin nga afër situatën

Besojeni ose jo, Barcelona i pagoi mbrojtësit 1.5 milion euro për t'u larguar nga klubi

Klubi i njohur italian vihet pas Edon Zhegrovës – sulmuesi anësor mbetet në radarin e Serie A

Nico Williams i thotë po transferimit te gjiganti evropian, por kërkon 20 milionë euro në vit

Rodrygo ishte pranë largimit nga Real Madridi, pastaj ndodh ‘telefonata’ që ndryshon gjithçka

Darwin Nunez do të largohet sigurt nga Liverpooli - dy opsione në tavolinë

"I thash se do të largohej, atë ditë ai shënoi 200 gola në stërvitje" - Guardiola tregon një ngjarje me Agueron

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Izraeli po përgatitet ta godasë Iranin - manovër politike apo luftë e gjithanshme?

Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

Si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit i mbijetuari i vetëm?

Tragjedi në Montreal: Nëna 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar humbin jetën në pishinë

Klubi i njohur italian vihet pas Edon Zhegrovës – sulmuesi anësor mbetet në radarin e Serie A

I mbijetuar i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi - shihet me dëmtime të lehta në fytyrë dhe duke çaluar