LAJMI I FUNDIT:

Ylli në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës pas fitores ndaj Vëllaznimit

Ylli në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës pas fitores ndaj Vëllaznimit
(Foto: basketbolli.com)

Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës duke mundur Vëllaznimin me rezultat 94-75 (26:16, 22:19, 21:18, 25:22).

Pas një fillimi të barabartë, therandasit filluan shkëputjen, ku çerekun e fituan me dhjetë pikë dallim 26:16. Kampionët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë, ku krijuan epërsi deri në 20 pikë, 48:28, por më pas kuqezinjtë u këndellën paksa, për të ngushtuar shifrat, ndërsa pjesa e parë përfundon 48-35.


Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periodën e tretë, me Yllin që u shkëput deri në 21 pikë, 56:35, kurse skuadra nga Gjakova përpiqej të afronte shifrat, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 69:53. Vëllaznimi u mundua të rikthehet në dhjetë minutat e fundit, por nuk ia arriti qëllimit dhe Ylli fitoi 94-75.

Te therandasit u dalluan Henrik Sirko me 25 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime dhe Chris Harris me 24 pikë e tetë kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Emanuel Omobgo me 18 pikë e tetë kërcime.

Ylli në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina-Ponte Prizreni, që zhvillohet nga ora 20:00.

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori