LAJMI I FUNDIT:

Ylli mposht Bashkimin

Ylli mposht Bashkimin

Në takimin hapës të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në basketboll, skuadra e Yllit arriti ta mposhtë skuadrën e Bashkimit, për ta shënuar kështu fitoren e tretë sivjet.

Vendasit para shikuessve të vetë ishin më të mirë duke triumfuar me rezultat 92-80.


Çereku i parë i takoi Yllit, me rezultatin që shënonte 24-15 pas 10 minutave lojë, mirëpo ishte çereku i dytë ai në të cilin mysafirët u treguan më dominantë dhe pjesën e parë e mbyllën me epërsi 33-40.

Gjithsesi, gjërat ndryshuan dukshëm në pjesën e dytë të ndeshjes. Me të filluar çereku i tretë, vendasit aplikuan mbrojtje më të mirë dhe sulm efikas, për të shënuar kështu plot 35 pikë në këtë çerek, ndërsa pranuan 21.

Kështu, Ylli hyri në çerekun e katërt me epërsi, e kjo epërsi u rrit edhe më tepër dhe takimi u mbyll me rezultatin final 92-80 në të mirë të Yllit.

Duhet përmendur që Bashkimi në pesë minutat e parë të çerekut të fundit shënoi vetëm 1 pikë, duke i mundësuar therandasve që ta rrisin epërsinë në anën tjetër, e më pas fitorja për prizrenasit u bë e paarritshme dhe ndeshjen e mbyllën me humbje. /borozani/