LAJMI I FUNDIT:

Ylli i MMA-së, Alexander Pisarev ndërron jetë tragjikisht – thuhet se ka ngrënë një shalqi të helmuar

Ylli i MMA-së, Alexander Pisarev ndërron jetë tragjikisht – thuhet se ka ngrënë një shalqi të helmuar

Ylli rus i MMA-së, Alexander Pisarev, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 33-vjeçare, pasi thuhet se ka ngrënë një shalqi të helmuar.

Pisarev, i cili kishte grumbulluar një rekord profesionist në artet marciale mikse prej 3-2 para vdekjes së tij, u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Moskë nga babai i tij.


Një anëtar i paidentifikuar i ekipit Tomahawk të peshës së lehtë i tha agjencisë ruse të lajmeve Tass: “Alexander Pisarev vdiq në gjumë dhe nuk kishte ndonjë problem kronik shëndetësor. Sipas të dhënave paraprake, vdekja ka ardhur si pasojë e helmimit nga ushqimi”.

33-vjeçari u gjet i vdekur në banesën e tij në Moskë nga babai i tij më 30 tetor

Disa media, duke përfshirë edhe Pravda, bëjnë me dije se Pisarev ka ndërruar jetë pasi ka ngrënë një shalqi së bashku me gruan e tij, e cila mësohet se është shtruar në spital, megjithëse kanë ngrënë edhe produkte të tjera.

Igor Vladimirovich, babai i luftëtarit, u kthye në banesën e tij pasi shëtiste qenin e familjes për të zbuluar se ai nuk po merrte më frymë.

“Unë shikova në dhomë – Aleksandri dhe gruaja e tij ishin duke fjetur”, citohet të ketë thënë Vladimirovich nga Pravda. “U afrova dhe më pas kuptova se djali im nuk po merrte më frymë”.

Ylli i MMA, Alexander Pisarev ka ndërruar jetë pasi thuhet se ka ngrënë një shalqi të helmuar

“Ka pasur thyerje të gishtërinjve pas përleshjeve të fundit, por kjo nuk është asgjë. Të gjithë hamë të njëjtin ushqim, jetojmë bashkë”.

Shalqiri nuk përmban natyrshëm baktere që mund t’ju sëmurin, megjithatë lëkura e tyre e jashtme ndonjëherë mund të kontaminohet pasi rriten afër tokës.

Ato gjithashtu mund të kontaminohen gjatë dhe pas trajtimit, ruajtjes dhe transportimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori