LAJMI I FUNDIT:

Ylli i kthehet fitores, triumfon ndaj Bashkimit

Ylli i kthehet fitores, triumfon ndaj Bashkimit
(Foto: basketbolli.com)

Golden Eagle Ylli është rikthyer te fitoret, duke mundur Bashkimin me rezultat 75-58 (16:12, 30:15, 11:11, 18:20), në xhiron e 21-të të Prince Caffe Superligës.

Therandasit e nisën për mrekulli ndeshjen me një seri të suksesshme 12:2, megjithatë prizrenasit filluan rikthimin dhe çereku i parë përfundon 16:12. Në periudhën e dytë u bë dallimi i madh dhe vendimtar në këtë sfidë. Në këtë pjesë kampionët e Kosovës ishin bindshëm më të mirë (30:15), për të shkuar në pushim me rezultat 46-27.


Perioda e tretë ishte e barabartë, dhe u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara, gjithsej 22, nga 11 për të dy skuadrat, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 57:38. Në dhjetë minutat e fundit prizrenasit tentuan të bëjnë rikthimin e madh, por vetëm afruan rezultatin në 11 pikë, ndërsa Ylli triumfoi 75-58.

Te therandasit u dallua Gëzim Morina me 23 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te prizrenasit u dallua Sandro Samuels me 18 pikë e 12 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 16 fitore e pesë humbje, ndërsa Bashkimi numëron nëntë fitore e 12 humbje.