LAJMI I FUNDIT:

Ylli fiton në Therandë duelin ndaj Vëllaznimit

Ylli fiton në Therandë duelin ndaj Vëllaznimit

Në një ndeshje interesante në Therandë, Golden Eagle Ylli ka mundur Vëllaznimin 83:75 (26:21, 18:17, 18:25, 21:12). Sfida u zhvillua në kuadër të javës së 12-të të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi prej nëntë pikësh, 15:6, derisa çerekun e parë e fituan 26:21.


Ylli ngriti edhe më shumë epërsinë në periudhën e dytë, që shkoi në 12 pikë, 37:25, por mysafirët me gjashtë pikë radhazi në fund të pjesës së parë ngushtuan epërsinë në 44:38, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Kuqezinjtë vazhduan me lojë të mirë dhe arritën të përmbysin shifrat në 46:52, me një seri të jashtëzakonshme, por më pas zhvillohet lojë më e barabartë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 62:63. Lojë e baraspeshuar u zhvillua deri në dy minutat e fundit, kur therandasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 83:75.

Te Ylli u dalluan Jalen Nesbitt me 23 pikë e tetë kërcime dhe Jan Palokaj me 25 pikë e pesë kërcime, kurse te Vëllaznimi më i miri ishte Samuel Sessoms me 24 pikë.

Ylli ka shtatë fitore e pesë humbje, derisa Vëllaznimi gjashtë fitore e gjashtë humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori