LAJMI I FUNDIT:

Yjet pejane që e përfaqësojnë denjësisht Kosovën në botë (Foto)

Yjet pejane që e përfaqësojnë denjësisht Kosovën në botë (Foto)

Peja është një qytet në zemër të Dukagjinit, i njohur për bukuri natyrore dhe atraksione turistike, mirëpo atë më të njohur po e bëjnë edhe yjet që sot janë shumë prezente në skenën dhe sportin botëror. Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi e Era Istrefi janë ambasadoret e Kosovës, të cilat po na përfaqësojnë shumë denjësisht.

Era Istrefi është me prejardhje nga një familje artistësh nga rajoni i Pejës, saktësisht nga Strellci i Deçanit, shkruan rtv21.tv. Babai i saj, Nezir Istrefi ishte aktor dhe gazetar, nëna një këngëtare e muzikës popullore e viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, si edhe motra e saj, Nora, këngëtare mjaft e famshme në vendin tonë. Era u bë e njohur ndërkombëtarisht me super hitin “Bonbon” dhe vazhdon të marrë klikime marramendëse me hitin e ri “Redrum”.


Era në Festivalin Coachella (Instagram)

Super këngëtarja, Rita Ora, e lindur në Prishtinë, familja e të cilës ka prejardhje nga Peja. Rita Ora është mbesa e regjisorit të njohur shqiptar në ish-Jugosllavi, Besim Sahatçiut, i cili ka lënë gjurmë në kinematografi. Rita si e vogël me familjen e saj migruan ne Angli, ku në moshë shumë të re filloi karrierën e saj muzikore. Rita asnjëherë nuk e mohoi identitetin e vet, madje këtë e dëshmoi edhe me klipin e njohur të këngës “Shine Ya Light”, përmes të cilit e prezantoi mjaft bukur shtetin tonë.

Rita është ylli shqiptar më i suksesshëm (Instagram)

Kampionia botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi, po ashtu është nga Peja, aty ku edhe vazhdon të jetojë. Kjo vajzë që ndryshe e quajmë “Krenaria e Kombit” na bëri të gjithëve të ndihemi krenarë. Majlinda ishte sportistja e parë nga Kosova që u stolis me Medalje te artë ne Lojërat Olimpike të Bakusë, e cila po vazhdon të jetë numri një i xhudos në botë.

Krenaria e kombit, Majlinda Kelmendi (Instagram)

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, gjithashtu ka prejardhje nga Peja. Ajo është vajza e këngëtarit të njohur, Dukagjin Lipës (vokalisti i grupit “Oda”). Fillimisht Dua mori pjesë në një spektakël talentesh dhe pas kësaj pjesëmarrjeje, vazhdoi të realizojë këngë të cilat u pëlqyen mjaft në Britani të Madhe dhe më gjerë. Dhe tani Dua është njëra ndër këngëtaret më të njohura dhe të pëlqyera botërore.

Fama e saj është gjithnjë në rritje (Instagram)

Në këtë mënyrë, kjo katërshe e suksesshme po e përfaqëson Kosovën më së miri në botë.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Egla Ceno nxjerr zbuluar produksionin, komenton tragjedinë në Shkodër?

Egla Ceno nxjerr zbuluar produksionin, komenton tragjedinë në Shkodër?

Magazina
Kalo në kategori