LAJMI I FUNDIT:

Xhuli Nura flet e zhgënjyer pas largimit nga “Dancing With the Stars Albania”: Kam shpenzuar financiarisht dhe nuk u vlerësova

Xhuli Nura flet e zhgënjyer pas largimit nga “Dancing With the Stars Albania”: Kam shpenzuar financiarisht dhe nuk u vlerësova
Foto: Screenshot/YouTube

Xhuli Nura u largua të premten (1 dhjetor) nga spektakli i vallëzimit “Dancing With the Stars Albania”.

Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në Fan Club me Kiara Titon, ku tha se ishte e shokuar kur juria vendosi se ishte ajo që duhej të largohej atë mbrëmje.


Modelja nga Drenica theksoi se nuk e priste një gjë të tillë, pasi çdo puntatë merrte vlerësime pozitive nga juria.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë isha e shokuar, nuk e di se çfarë kam folur në ato momente. Ne hapëm garën dhe në momentin e parë që Iliri filloi të fliste, ai filloi me negativet. Dihet që ne kemi qenë gjithmonë me pikët më të larta, gjithmonë në vendin e dytë, të tretë dhe të katërt, për tetë puntata. Vjen puntata e nëntë, Iliri fillon të flasë dhe është negative ajo çfarë fliste, më pas rrodhi tek Valbona, tek Olta, ndërsa Lori ishte ajo që tha diçka pozitive për ne të dy”, u shpreh Xhuli.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova shtoi: “Kur thotë Dioni që është një super koreografi, një super kërcim dhe ia dole mirë, unë u çudita pak dhe nuk e prisja pak. Unë mendoj që juria vendos në fund dhe jo publiku. Nuk e kemi parë kund sa ka votuar publiku, por juria vendosi që të iknim këtë puntatë”.

Xhuli eliminohet nga 'Dancing With The Stars Albania'
Lexo po ashtu Xhuli eliminohet nga 'Dancing With The Stars Albania'

E njëjta mes tjerash vazhdoi: “Jam shumë e mërzitur, shumë e dëshpëruar nga situata si rrodhi dhe jam shumë e prekur. Kur ndodh diçka të përgatisin, siç kanë përgatitur Enin me dal, dhe unë në një puntatë nga shkalla 10 zbrita në shkallën 0. Kjo është shokuese që kam dhënë shumë, kam dhënë shumë financiarisht për këtë program, kam ndërruar shtëpinë në Tiranë, kam ndërruar shtetin, kam paguar të gjitha gjërat. Kam shpenzuar shumë gjëra emocionalisht, me orë të tëra, edhe Dioni ka bërë këtë gjë dhe e falënderoj. Kur mblidhen të gjitha këto, thua për çfarë e kam bërë këtë që të nënvlerësohem dhe mendoj që nuk ka qenë kërcimi jonë më i keq atë natë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Kalo në kategori