LAJMI I FUNDIT:

“Xhihani dhe Gymyshi” dy partnerë të rinj?

“Xhihani dhe Gymyshi” dy partnerë të rinj?

Është rikthyer një prej aktoreve më të njohura e më të dashura jo vetëm në Turqi, por edhe në të gjitha vendet ku janë transmetuar serialet e saj.

Songul Oden, aktorja e njohur për rolin e Gymyshit në serialin me të njëjtin titull, do të bashkohet me Erkan Petekkaya, i njohur për rolin e Xhihanit në serialin “Fate të kryqëzuara”.


Lajmet e fundit nga mediat turke zbulojnë se Erkan Petekkaya dhe Songul Oden kanë nisur nga puna për një serial të ri aksion “Kayıtdışı”, që do të fillojë transmetimet, sipas parashikimeve, në muajin tetor në ekranin e Fox TV në Turqi.

Sipas skenarit, Erkan Petekkaya do të luajë rolin e një agjenti policie, i cili ka për qëllim të luftojë një bandë kriminale të organizuar ndërkombëtare.

Aktorët kryesorë do të jenë Erkan Petekkaya, Songul Öden dhe Dolunay Soysert, por kasti do të ketë edhe emra të tjerë të njohur të ekranit turk si: Rutkay Aziz, Nur Süreker, Ali Düşenkalkar, Burak Yamantürk, İsmail Hacıoğlu, Tugay Mercan, Serdar Orçin, Kadim Yaşar dhe Müge Boz.

Sipas mediave turke, xhirimet kanë filluar dhe të vijojnë me shpejtësi në mënyrë që seritë e para të vijnë shumë shpejt në ekran, shkruan Class. Më në fund, rrugët e Oden dhe Petekkaya janë bashkuar. Edhe pse një projekt i tyre i tre vjetëve më parë mbeti i parealizuar, ky serial, me siguri, do të pritet mjaft mirë nga fansat e dy aktorëve.

Nga postimet e para në rrjetet sociale, ndjekësit duket se mezi e kanë pritur këtë bashkim, i cili, për hir të së vërtetës, është i vonuar.

Historia e dramës do të fokusohet te hakmarrja e një njeriu të gyximshëm, i cili nuk i trembet asnjë rreziku përballë botës së errët e kriminale.

Në trend Magazina

Më shumë
Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Magazina
Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Magazina
Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Magazina
Meghan Markle bëhet xheloze, i kërkon një gruaje të mos pozojë për foto pranë Princit Harry

Meghan Markle bëhet xheloze, i kërkon një gruaje të mos pozojë për foto pranë Princit Harry

Magazina
Trondit Jetmiri: Do ta lë programin, do ta bëjë tërmet të martën... do t'i them të gjitha

Trondit Jetmiri: Do ta lë programin, do ta bëjë tërmet të martën... do t'i them të gjitha

Magazina
Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Magazina
Kalo në kategori