LAJMI I FUNDIT:

Xhensila Pere: Unë, e dashura që bën të vuajë Genën në klip, u habita kur më kontaktoi bashkëshortja e tij

Xhensila Pere: Unë, e dashura që bën të vuajë Genën në klip, u habita kur më kontaktoi bashkëshortja e tij

Pas eksperiencave si miss në pasarelë, protagoniste në “Big Brother” apo kërcimtare në skenë, Xhensila Peren e shohim si aktore në klipin e ri të këngëtarit të njohur, Gena Lito.

Dashuria e pamundur e artistit, në fabulën e këngës, flet për botën e një femre që bën mashkullin të qajë. Për komunikimin me bashkëshorten e Genës, Lorenën, arsyen pse gratë i mbajnë larg burrat nga ajo, si ka arritur të injorojë paragjykimet që mund t’i bëhen, dashurinë në jetë dhe ambicien për të qenë femër e pushtetshme në Shqipëri, Xhensila i rrëfen në këtë intervistë të saj për “Panorama Plus”.


Të pamë në klipin e ri të Genës si figurante, kush ta propozoi dhe çfarë lidhjeje ke ti me aktrimin?

Ka qenë një nga projektet që e kam dashur që në momentin që m’u prezantua. Propozimi ka ardhur nga personat që merren me projektet e Genës. Aktrimin e dua, më pëlqen dhe me sa duket “shkojmë” me njëri-tjetrin.

Duke u nisur nga titulli i këngës, “Lot i ëmbël”, çfarë karakteri femre solle brenda tij, atë që dashurohet apo atë katilen?

Unë iu përshtata tekstit, pra, solla një katile sensuale.

Si ishte të bashkëpunoje me Genën, duhej doemos të kishit kimi si një çift real?

Ka qenë një bashkëpunim i bukur dhe profesional. Skenat e klipit nuk ishin bashkë me Genën, kështu që kimia duhej të ishte mes meje dhe tekstit.

Pavarësisht se ai të këndonte ty, asnjëherë nuk ju pamë bashkë në një skenë të klipit. Pse dhe a ishte e vështirë të aktroje e vetme për dashurinë e pamundur?

“Je gjithmone aty ku s’jam unë”, një nga vargjet e Genës, ishte arsyeja pse nuk kemi pasur skena bashkë. Pjesa e aktrimit ishte e vështirë, sepse në momentin që ke një rol kryesor, përgjegjësia është e madhe. Por, duke qenë se vargjet ishin mjeshtërisht të përshtatura me muzikën, puna ishte më e lehtë dhe jam përpjekur ta përcjell me klas, finesë dhe elegancë te publiku, pa lënë mënjanë armën time, sensualitetin.

Dihet që bashkëshortja e Genës, Lorena, i qëndron shumë pranë edhe në karrierë e realizim projektesh. Kishte momente që ajo mund të jetë bërë xheloze për ty?

Pas një burri të suksesshëm, qëndron një grua e fortë. Dhe bashkëshorten e Genës do e quaja çelësin e suksesit të tij. Jo vetëm që nuk kishte vend për xhelozi, por është kujdesur deri në detaje për çdo dalje timen. Dhe unë kam qenë zgjedhja e saj, ndër shumë modele të tjera. Në fakt, jam habitur kur jam kontaktuar nga ajo, se zakonisht gratë i mbajnë larg meje burrat. Dhe nuk e mendoja që nga një bashkëpunim mund të lindte një miqësi, ashtu si ka ndodhur mes meje dhe Lorenës.

Skena e zhytjes në pishinë nxori në pah trupin tënd të bukur dhe shumë të tonifikuar. Si arrin të mbash këtë formë fizike?

Për këtë duhet të falënderoj mamin dhe Zotin, që deri më sot nuk më është dashur të kujdesem me dieta apo me aktivitete fizike.

Ke menduar ndonjëherë se çfarë i duhet një femre si ty, që të rrëmbejë vëmendjen e një mashkulli, që është i dhënë pas parave dhe jetës së shfrenuar?

Është shumë e vështirë të ndryshosh karakterin e njeriut. Nëse dikush është i përkushtuar ndaj parave, do të vazhdojë të jetë i tillë edhe nëse i fal gjithë dashurinë e kësaj bote. E nëse është për një jetë të shthurur, të duhet të jesh kukulla e tij në pritje që ai të ndryshojë, kjo gjë është pothuajse e pamundur që të ndodhë.

Si një nga protagonistet më të komentuara në lojën e “Big Brother”, e ndien peshën e paragjykimeve në Shqipëri dhe në ç’aspekt të stigmatizojnë?

Tashmë është një luftë që e kam fituar para 3 vitesh, që pas daljes nga “Big Brother”. Dhe s’do ndaloja së bëri atë që dua dhe ndihem mirë, për asnjë lloj arsye, aq më tepër nga paragjykimet. Moral bëjnë të pamoralshmit, ndërsa Shqipëria ka qenë, është dhe do të ngelet një popull paragjykues. Për ne, asnjëherë asgjë nuk është në rregull. Ka gjithmonë diçka që nuk shkon. Ndaj ,çdo gur që më është hedhur, e kam përdorur për të ndërtuar shkallë e për t’u ngjitur në destinacionin tim.

Je shprehur hapur se ke ambicie për të qenë femër e pushtetshme. Që të arrish këtë, nga çfarë duhet të heqësh dorë dhe ku duhet të fokusohesh?

Nëse do të jesh vërtet e pushtetshme, nuk duhet të heqësh dorë nga vetja. Nëse vendos veten në plan të parë, çdo gjë është lehtësisht e arritshme. Mendoj që femra ka gjithë fuqinë e duhur për të pasur gjithçka që do. Mjafton të fokusohet tek objektivat e saj, të mos heqë dorë nga ato, por mbi të gjitha, të mos heqë dorë nga të qenurit femër.

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori