LAJMI I FUNDIT:

Xhensila Myrtezaj kopjon Rihannën (Foto)

Xhensila Myrtezaj kopjon Rihannën (Foto)

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me artisten e re Kida, këngën dhe videoklipin “Uh Baby”.

Kënga është ritmike dhe që në momentet e para të publikimit në YouTube, është pëlqyer nga një masë e madhe e publikut.


Premierë: Kida dhe Xhensila publikojnë "Uh Baby" (Video)
Lexo po ashtu Premierë: Kida dhe Xhensila publikojnë "Uh Baby" (Video)

“Uh Baby” erdhi si një ndër duetet e rralla mes femrash në estradën tonë, gjersa edhe videoklipi i këngës ishte mjaft provokativ.

Në video dy këngëtaret tona janë shfaqur të freskëta dhe me një ‘look’ të realizuar deri në detaje, por që mesa duket nuk po del të jetë i gjithi origjinal.

Këngëtarja Xhensila në një nga skenat e klipit është shfaqur me një veshje e cila ngjason shumë me atë të këngëtares Rihanna, në një nga koncertet e turit të saj.

Stilistët e përkujdesur për veshjen e këngëtareve në klip kanë qenë: Niko Komani, Afërdita Shehu dhe Diana Qerimi, të cilët mesa duket për veshjen e Xhensilës janë inspiruar nga yjet botërore. /Telegrafi/