LAJMI I FUNDIT:

Xhaka në formacionin e javës të zgjedhur nga legjenda Alan Shearer

Xhaka në formacionin e javës të zgjedhur nga legjenda Alan Shearer
(Foto: Instagram/granitxhaka)

Vlerësimet për paraqitjen e Granit Xhakës këtë sezon nuk kanë të ndalur. Mesfushori i Arsenalit është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së nëntë në Ligën Premier të përpiluar nga legjenda e futbollit, Alan Shearer.

Reklama

Mesfushori shqiptar bëri një paraqitje të mrekullueshme në derbin e Londrës Veriore ndaj Tottenham Hotspur dhe e shënoi njërin nga tre golat e Topçinjve.

Me këtë rast, Shearer – i cili tash bën rolin e analistit – ka vendosur ta përfshijë 30-vjeçarin në njëmbëdhjetëshin më të mirë të javës.

Krahas Xhakës, pjesë e këtij formacioni janë edhe tre lojtarë të tjerë të liderit të kampionatit anglez: Thomas Partey, William Saliba e Ben White.

Kujtojmë që ditë më parë, tifozët e Arsenalit e votuan mesfushorin si futbollistin më të mirë të muajit shtator. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës nuk lejon shpalosjen e banerit nga tifozeria “Torcida” për ngjarjet ne veri

Policia e Kosovës nuk lejon shpalosjen e banerit nga tifozeria “Torcida” për ngjarjet ne veri

Super Liga
Tifozët e Crvena Zvezdës vajtojnë terroristin e tyre që u vra në Kosovë

Tifozët e Crvena Zvezdës vajtojnë terroristin e tyre që u vra në Kosovë

Ligat tjera
Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Ligat tjera
Vedat Muriqi nuk ndalet as ndaj Rayo Vallecanos me gola, vazhdon formën impresive në kampionat

Vedat Muriqi nuk ndalet as ndaj Rayo Vallecanos me gola, vazhdon formën impresive në kampionat

La Liga
Vedat Muriqi ishte fantastik ndaj Rayo Vallecanos – statistikat e tij në këtë ndeshje që u shpall më i miri

Vedat Muriqi ishte fantastik ndaj Rayo Vallecanos – statistikat e tij në këtë ndeshje që u shpall më i miri

La Liga
Barcelona po akuzohet për ryshfet, Guardiola flet për këtë temë dhe zbulon se si i fitonin ndeshjet sa ishte trajneri i tyre

Barcelona po akuzohet për ryshfet, Guardiola flet për këtë temë dhe zbulon se si i fitonin ndeshjet sa ishte trajneri i tyre

La Liga
Kalo në kategori