LAJMI I FUNDIT:

Xhaka mund të largohet qysh në janar nga Arsenali pas zënkës me tifozët

Xhaka mund të largohet qysh në janar nga Arsenali pas zënkës me tifozët

Granit Xhaka nuk po kalon nëpër një situatë të mirë te Arsenali.

Mesfushori shqiptar ka pushtuar ballinat e mediave angleze pas barazimit 2-2 të The Gunners në fundjavën që shkoi ndaj Crystal Palaces.


Sky Sports raporton tani se Xhaka mund të largohet nga skuadra londineze qysh në afatin e janarit, pas raporteve të tensionuara me tifozët.

Kapiteni i Topçinjve deri në fundjavën e kaluar ishte në mesin e lojtarëve të preferuar nga tifozët, por veprimi i tij ishte i ngutshëm.

Xhaka ka marrë mbështetjen e bashkëlojtarëve të tij, por që mbetet të shihet në javët e ardhshme se cili do të jetë qëndrimi i përkrahësve të Arsenalit.

Nëse tifozët vazhdojnë me fyerje ndaj reprezentuesit të Zvicrës, atëherë afati kalimtar i janarit për të do të thoshte aventurë e re.

Nuk ka shumë muaj që Xhaka e vazhdoi kontratën me Arsenalin, mirëpo kjo gjë nuk mund ta ndalojë atë që të kërkojë një skuadër të re.

Xhaka u vizitua nga tre lojtarë të Arsenalit pas fyerjeve që i bënë tifozët e Gunners
Lexo po ashtu Xhaka u vizitua nga tre lojtarë të Arsenalit pas fyerjeve që i bënë tifozët e Gunners

Në ditët e ardhshme, 27-vjeçari do të mbajë një takim me Unai Emeryn dhe me drejtuesit e skuadrës për të diskutuar rreth shiritit të kapitenit dhe të ardhmes së tij.

Sipas mediumit anglez, tani Pierre-Emerick Aubameyang shihet si favorit për ta marrë shiritin e kapitenit deri në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori