LAJMI I FUNDIT:

Xavi në ndeshjen debutuese duhet të bëjë pa dy nga yjet kryesore

Xavi në ndeshjen debutuese duhet të bëjë pa dy nga yjet kryesore

Ndeshjen e parë si trajner i Barcelonës, Xavi pritet ta luajnë pa dyshen Ousmane Dembele dhe Pedri.

Xavi u konfirmua si trajneri i ri i Barcelonës në fillim të këtij muaji pas shkarkimit të holandezit Ronald Koeman.


Trajneri 41-vjeçar do të fillojë rrugëtimin e tij në Barcelonë kundër rivalëve të qytetit Espanyol në La Liga.

Megjithatë, para se të merrte drejtimin e ndeshjes së tij të parë, Xavi është goditur nga dëmtime. Dyshja sulmuese Ousmane Dembele dhe Pedri janë ende duke u rikuperuar nga lëndimet e tyre afatgjata dhe nuk janë në gjendje të paraqiten në fundjavë, sipas SPORT.

Pedri nuk është paraqitur për Barcelonën që nga shtatori i këtij viti.  Një dëmtim muskulor e ka detyruar mesfushorin 18-vjeçar të largohet nga pjesa më e madhe e sezonit deri më tani.

Një tjetër lojtar që pritet të mungojë në ndeshjen e radhës të Barcelonës është francezi Ousmane Dembele. Anësori 24-vjeçar ka bërë vetëm një paraqitje për Barcelonën këtë sezon dhe ka munguar për shkak të një dëmtimi në kofshë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori