LAJMI I FUNDIT:

Xavi nuk përdor lëndimet si justifikim për humbjen trupëruese nga Real Madridi në Copa del Rey

Xavi nuk përdor lëndimet si justifikim për humbjen trupëruese nga Real Madridi në Copa del Rey

Barcelona nuk do të kompletojë triumfin e tre trofeve vendas këtë sezon, pasi u eliminua në mënyrë të turpshme nga Copa del Rey apo Kupa e Mbretit të mërkurën në mbrëmje nga Real Madridi, pas një humbje 0-4 në ndeshjen kthyese.

Mikpritësit patën më të mirën nga loja në pjesën e parë, por goli hapës i Vinicius Jr pak para pushimit e vrau Barcelonën dhe Karim Benzema që shtoi një tjetër vetëm pesë minuta nga fillimi i pjesës së dytë do të thoshte se ata nuk u rikuperuan kurrë.


Xavi Hernandez pranoi se goli i Benzemas ishte pika e kthesës së ndeshjes, teksa foli për media pas ndeshjes.

Real Madridi shkatërron Barcelonën në El Clasico dhe kalon në finale – Karim Benzema shënoi het-trik
Lexo po ashtu Real Madridi shkatërron Barcelonën në El Clasico dhe kalon në finale – Karim Benzema shënoi het-trik

“Në pjesën e parë ishim shumë mirë. Duhet të kishim ndalur kundërsulmin e tyre për golin e tyre të parë”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Goli i dytë vetëm pas pjesës së parë na vrau. Duhet të jemi autokritikë dhe të vazhdojmë”.

Barcelona ishte pa katër lojtarët kryesorë të ekipit të parë, Andreas Christensen, Frenkie De Jong, Pedri dhe Ousmane Dembele, por Xavi nuk donte të përdorte mungesat e tyre si justifikim për rezultatin.

Notat e lojtarëve, Barcelona 0-4 Real Madrid: Benzema pothuajse perfekt
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Barcelona 0-4 Real Madrid: Benzema pothuajse perfekt

“Do të tingëllonte si një justifikim nëse flasim për lëndime. Ne konkurruam shumë mirë në ndeshjen e parë dhe në pjesën e parë. Ndihem krenar për këtë”.

“E kam thënë tashmë se Real Madridi ishte favorit, ata janë fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve”, përfundoi trajneri i Barçës.

Barcelona do ta kthejë vëmendjen e saj vetëm drejt La Ligës, ku janë në një pozicion komandues për të fituar titullin e tyre të parë në katër vjet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori