LAJMI I FUNDIT:

Xavi: De Bruyne është Messi i Manchester Cityt  

Xavi: De Bruyne është Messi i Manchester Cityt  

Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Xavi e ka krahasuar belgun Kevin de Bruyne me Lionel Messi, duke theksuar se ai ka ndikimin e njëjtë te Manchester Cityt sikurse ylli argjentinas te gjiganti katalunas.

Manchester City i Pep Guardiolas është duke e dominuar kampionatin në Ligën Premier, duke shkuar në 15 pikë para ndjekësit me të afërt dhe një rekord prej 18 fitoreve radhazi.


Meritor i kësaj ecurie pozitive padyshim se është edhe mesfushori belg, Kevin de Bruyne, i cili ka luajtur një rol kyç në organizimin e skuadrës, me gola dhe asistime.

Formacioni më i mirë i vjeshtës në Ligën Premier, Manchester City dominon pothuajse të gjithë formacionin (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i vjeshtës në Ligën Premier, Manchester City dominon pothuajse të gjithë formacionin (Foto)

Ndeshjet e tij dhe ndikimin te Man City, legjenda e Barçës, Xavi e ka krahasuar me atë të yllit argjentinas, Lionel Messi te gjiganti katalunas.

“Ekipet e Pep fitojnë si skuadra, por edhe ekipet më të veçanta kanë nevojë për një lojtar që sheh mirë kur kanë nevojë për diçka të veçantë”, ka thënë fillimisht fituesi i Kupës së Botës për The Mirror.

“Në Barcelonë kemi pasur atë me Messin dhe në këtë ekip të Manchester Cityt e kenë atë me De Bruynen”.

Xavi: Tre lojtarë të Cityt, dy të PSG-së dhe një i Bayernit kanë ADN-në e Barçës
Lexo po ashtu Xavi: Tre lojtarë të Cityt, dy të PSG-së dhe një i Bayernit kanë ADN-në e Barçës

“Sa herë që ai ka topin, ju merrni ndjenjën se ai do të bëjë diçka të veçantë me të”.

“Jo çdo lojë ju mund të fitoni 3-0 ose 4-0, veçanërisht në Ligën e Kampionëve dhe kjo është kur keni nevojë për një moment shkëlqimi nga një lojtar i veçantë”,  përfundoi Xavi. /Telegrafi/