LAJMI I FUNDIT:

Wolff e shikon favorit Mercedesin

Wolff e shikon favorit Mercedesin

Objektivi në pistën e Marina Bay në Singapor për Mercedesin ishte të grumbullonte sa më shumë pikë për të mos humbur terren ndaj Ferrarit duke parë supermacinë e skuadrës italiane në provat zyrtare.

Por, gara e Singaporit kaloi çdo pritshmëri për skuadrën gjermane me Mercedesin që përfitoi nga dhurata që i bënë dy pilotët e Ferrarit duke vendosur njërën dorë te titulli kampion si për pilotë ashtu edhe për konstruktorë. Paraqitja e Hamilton dhe Bottas në Marina Bay ka surprizuar edhe vetë shefin e shigjetave të Argjendta, Totto Wolf:


“Në Singapor kuptuam se si mund të ndryshojnë gjërat gjatë një gare. Pas paraqitjes jo shumë pozitive në prova objektivi ynë ishte të merrnin sa më shumë pikë në garë, sepse makina jonë nuk ishte aq e shpejtë sa Ferrari, por pas aksidentit që ndodhi në kthesat e para, gjithçka ndryshoi në favorin tonë”, deklaroi fillimisht, Wolff.

Pas ndalesës së 14-të sezonale, tashmë Lewis Hamilton kryeson me 28 pikë avantazh ndaj Sebastian Vettel, por sipas Toto Wolff, gara për titullin mbetet ende e hapur, me drejtuesit e Mercedesit që kërkon të mbajë me këmbë në tokë, pilotin anglez:

“Nuk se çfarë ndodhi mes Raikkonen, Verstappen dhe Vettel, pasi isha i përqendruar te gara jonë. Kemi bërë një hap të madh përpara me atë triumf në Marina Bay, por mbeten ende edhe 6 gara të tjera për tu zhvilluar. Duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të punojmë fort”, shtoi në fund Toto Wolff.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori