LAJMI I FUNDIT:

Willian ‘çmend’ tifozët e Arsenalit: Të gjithë e dinë se unë doja të qëndroja te Chelsea

Willian ‘çmend’ tifozët e Arsenalit: Të gjithë e dinë se unë doja të qëndroja te Chelsea

Willian ka luftuar për të bërë ndikimin e dëshiruar në Arsenal, ndërsa ka pranuar se ai “me të vërtetë donte të qëndronte” në Chelsea përpara se të transferohej te rivalët londinez.

Sulmuesi brazilian me përvojë mbeti lojtar i lirë verën e kaluar pasi arriti fundin e kontratës së tij në Stamford Bridge.


Kushtet e reja ishin diskutuar, por asnjë kompromis nuk u arrit dhe dy herë fituesi i titullit të Ligës Premier gjeti marrëveshjen trevjeçare me klubin nga Emirates.

Superkompjuteri zbulon formacionin më të dobët të sezonit në Ligën Premier - shumë yje pjesë e tij
Lexo po ashtu Superkompjuteri zbulon formacionin më të dobët të sezonit në Ligën Premier - shumë yje pjesë e tij

Megjithatë, Willian ka zbuluar se ai me të vërtetë donte të qëndronte te Chelsea përpara se të kalonte te rivalët e Arsenalit.

“Ishte e vështirë të merresh atë vendim sepse rivaliteti midis dy klubeve është shumë i madh”, ka thënë fillimisht Willian për UOL Esporte.

“Ishte menduar mirë … duke biseduar me gruan time dhe madje edhe me agjentin shumë herë”.

Fjalët e para të Willian si lojtar i Arsenalit: Jam shumë i entuziazmuar
Lexo po ashtu Fjalët e para të Willian si lojtar i Arsenalit: Jam shumë i entuziazmuar

“Unë nuk u largova nga klubi me luftë, i lashë dyert të hapura. Të gjithë i dinin kushtet, unë me të vërtetë doja të qëndroja”.

“Ne përfunduam duke mos gjetur një marrëveshje, unë përfundova duke kërkuar marrëveshje për tre vjet, Chelsea donte të jepte dy, dhe të gjithë e dinë këtë histori. Prandaj përfundova duke u larguar”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/