Princi William dhe dukesha Kate Middleton thuhet se po mendojnë të lëvizin për të qenë më afër mbretëreshës Elizabeth II.

Ata aktualisht jetojnë me fëmijët e tyre, princat George dhe Louis dhe princeshën Charlotte, midis Pallatit Kensington në Londër dhe Anmer Hall në Norfolk.

Një burim pranë familjes mbretërore tha se familja po vizitonte pronën, përfshirë Fort Belvedere, e vendosur në skajin jugor të Parkut Greater Windsor, transmeton KP.

(Foto: InStyle)

“Anmer Hall kishte kuptim derisa William ishte pilot helikopteri dhe ishte e dobishme për Krishtlindje në Sandringham, por në fakt ai nuk e bën më”.

“Vendndodhja është shumë larg për fundjavat, kështu që Windsor është kompromisi i përsosur. Ata po kërkojnë mundësi në zonë tani”, ka thënë një burim pranë familjes mbretërore për Daily Mail.

Kohët e fundit u shkrua se mbretëresha Elizabeth II planifikon përgjithmonë të transferohet në Windsor.