LAJMI I FUNDIT:

Wijnaldum i larguar, Konate i transferuar – Formacioni i mundshëm i Liverpoolit në sezonin 2021/22

Wijnaldum i larguar, Konate i transferuar – Formacioni i mundshëm i Liverpoolit në sezonin 2021/22

Liverpooli i sezonit 2021/22 nuk pritet të këtë shumë ndryshime, pasi formacioni titullar pritet të pësojë vetëm një ndërhyrje.

Reklama

Reds përfunduan sezonin në katërshe vetëm në javët e fundit, duke dështuar të mbrojnë titullin dhe të bëjnë një sezon pozitiv.

Megjithatë, ekipi i Jurgen Klopp pati shumë probleme me dëmtime sidomos në repartin e mbrojtjes dhe kjo i penalizoi ata të arrijnë sukses.

Klopp ka ende para për të shpenzuar në transferime të reja këtë verë
Lexo po ashtu Klopp ka ende para për të shpenzuar në transferime të reja këtë verë

Deri më tani këtë verë, ekipi nga Anfield nuk është se ka bërë ndryshime të theksuara, pasi ka pasur vetëm një largim dhe vetëm një transferim.

Emri i larguar është ai i mesfushorit Georginio Wijnaldum, i cili u transferuar te Paris Saint-Germain, ndërsa Ibrahima Konate erdhi nga RB Leipzig.

Por, si do të luajë Liverpooli në sezonin 2021/22?

Sipas Goal.com, Klopp do të bëjë vetëm një ndryshim dhe ai do të jetë Konate, i cili do të luajë si partner i Virgil Van Dijk në qendër të mbrojtjes.

Zyrtare: Liverpooli transferon Ibrahima Konaten nga RB Leipzig
Lexo po ashtu Zyrtare: Liverpooli transferon Ibrahima Konaten nga RB Leipzig

Në portë do të jetë përsëri Alisson Becker, ndërsa nga krahët do të jenë të përhershmit, Trent Alexander-Arnold dhe Andy Robertson.

Në mesfushë, Klopp do të bazohet tek Jordan Henderson, Fabinho dhe Thiago Alcantara, ndërsa sulmi do të jetë po i njëjti me Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane.

Liverpooli në sezonin 2021/22

/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Më në fund zgjidhet debati për 'GOAT', tashmë ka një fitues të qartë

Më në fund zgjidhet debati për 'GOAT', tashmë ka një fitues të qartë

Ndërkombëtare
Tuchel kërkon largimin e shtatë yjeve nga Bayern Munichu këtë verë, Sadio Mane mund të jetë largimi kryesor

Tuchel kërkon largimin e shtatë yjeve nga Bayern Munichu këtë verë, Sadio Mane mund të jetë largimi kryesor

Bundesliga
Ai vuajti dhe u refuzua për shkak të pamjes së tij - tani është hero pasi i solli West Hamit trofeun pas 43 vitesh

Ai vuajti dhe u refuzua për shkak të pamjes së tij - tani është hero pasi i solli West Hamit trofeun pas 43 vitesh

Ligat tjera
Zbulohet klubi dhe oferta për Sergio Ramosin nga Arabia Saudite

Zbulohet klubi dhe oferta për Sergio Ramosin nga Arabia Saudite

Ligat tjera
Man City arrin marrëveshje personale me Kovacic, mungon vetëm pajtimi mes klubeve rreth çmimit të transferimit

Man City arrin marrëveshje personale me Kovacic, mungon vetëm pajtimi mes klubeve rreth çmimit të transferimit

Premier League
Skena të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite: 65 mijë tifozë e mirëpritën Benzeman në prezantim

Skena të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite: 65 mijë tifozë e mirëpritën Benzeman në prezantim

Ligat tjera
Kalo në kategori