LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Liverpooli transferon Ibrahima Konaten nga RB Leipzig

Zyrtare: Liverpooli transferon Ibrahima Konaten nga RB Leipzig

Është bërë tanimë zyrtare transferimi i Ibrahima Konates te Liverpooli.

Reklama

Mbrojtësi i talentuar francez ka arritur marrëveshje prej kohësh me The Reds, por vetëm tani dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Liverpooli është pajtuar që të paguajë 40 milionë euro klauzolën e lojtarit për ta larguar nga klubi gjerman.

Tanimë klubi anglez e ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit në faqen e tyre zyrtare.

“Jam vërtetë i lumtur që po bashkohem me një klub kaq të madh si Liverpool”, tha fillimisht Konate për faqen zyrtare të klubit.

“Është një moment emocionues për mua dhe familjen time dhe më të vërtetë po pres me padurim që të takoj shokët e mi të skuadrës, stafin dhe të filloj këtë kapitull të ri”, deklaroi Konate.

Konate do të transferohet në Anfield pas katër sezoneve të jakyara bë Bundesliga me RB Leipzig ku ka bërë 95 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.

Para kalimit në Leipzig , qendërmbrojtësi bëri debutimin në futbollin profesionist me klubin francez Sochaux.

Konate aktualisht është me skuadrën U21 të Francës për Kampionatin Evropian, derisa pritet të prezantohet si lojtar i ri i Liverpoolit pas kampanjës me Kombëtaren e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Armand Duka zgjidhet zëvendës-president i UEFA-s

Armand Duka zgjidhet zëvendës-president i UEFA-s

Ndërkombëtare
Vjen reagimi nga Armand Duka pas zgjedhjes si zëvendës president i UEFA-s

Vjen reagimi nga Armand Duka pas zgjedhjes si zëvendës president i UEFA-s

Ndërkombëtare
Një tifoz terrorist i Crvena Zvezdës mbeti i vrarë në Kosovë, mediat boshnjake ia zbulojnë identitetin dhe raportojnë për shtyrjen e derbit të Beogradit

Një tifoz terrorist i Crvena Zvezdës mbeti i vrarë në Kosovë, mediat boshnjake ia zbulojnë identitetin dhe raportojnë për shtyrjen e derbit të Beogradit

Ndërkombëtare
Ancelotti konfirmon në konferencë rikthimin e Arda Guler, talenti turk lëndohet vetëm disa minuta më vonë në stërvitje

Ancelotti konfirmon në konferencë rikthimin e Arda Guler, talenti turk lëndohet vetëm disa minuta më vonë në stërvitje

La Liga
Zbulohet përplasja në fund të ndeshjes mes Bellingham dhe Azpilicuetas: Ju nuk mund të flisni për 'Fair-Play'

Zbulohet përplasja në fund të ndeshjes mes Bellingham dhe Azpilicuetas: Ju nuk mund të flisni për 'Fair-Play'

La Liga
Florentino Perez ka një lajm të keq për Ancelottin dhe tifozët e Real Madridit

Florentino Perez ka një lajm të keq për Ancelottin dhe tifozët e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori