LAJMI I FUNDIT:

Westbrook shkëlqen, Oklahoma mposht San Antonion

Westbrook shkëlqen, Oklahoma mposht San Antonion

Oklahoma City Thunder ka triumfuar në derbin e mbrëmjes përballë San Antonio Spurs.

Të udhëhequr nga Russell Westbrook, Thunder triumfuan me rezultat të ngushtë 90 me 87.


Më i miri në ndeshje padyshim që ishte Russell Westbrook që bëri një ‘Triple Double’ me 22 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime.

Westbrook u ndihmua edhe nga qendra fantastike Steven Adams që shënoi 19 pikë dhe bëri 10 kërcime.

Tek mysafirët më efikasi ishte Dejounte Murray që shënoi 17 pikë ndërsa paraqitje të mirë kishte edhe Davis Bertans me 16 të tjera por të pamjaftueshme për të marrë fitore.

Fitore ka shënuar edhe kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors që triumfoi përballë Miami Heat me 28 pikë diferencë, 123-95.

Stephen Curry me 30 pikë dhe Kevin Durant me 24 të tjera ishin më të mirë tek mysafirët ndërsa me paraqitje të mirë u dallua edhe Klay Thompson që shtoi 19 të tjera.

Fundori slloven, Goran Dragic ishte më efikasi tek vendasit me 20 pikë por që nuk mjaftuan për fitore.

Në ndeshjet tjera, Houston Rockets ka triumfuar përballë Los Angeles Lakers 118-95, Orlando Magic ka mposhtur New York Knicks 105-101 dhe Minnesota ka triumfuar përballë LA Clippers 112-106. /Telegrafi/

Oklahoma City Thunder – San Antonio Spurs 90-87

Golden State Warriors – Miami Heat 123-95

Houston Rockets – LA Lakers 118-95

Orlando Magic – New York Knicks 105-101

Minnesota – LA Clippers 112-106

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori