LAJMI I FUNDIT:

West Hami e dërgon te skuadra e të rinjve Payetin (Foto)

West Hami e dërgon te skuadra e të rinjve Payetin (Foto)

Dimitri Payet është stërvitur sot me të rinjtë e West Ham pasi që nuk dëshiron të luajë me skuadrën e parë dhe kërkon largimin në këtë afat.

West Ham nuk dëshiron ta shes lojtarin dhe ka refuzuar edhe një ofertë nga Marseille.


Ofertë që vije nën 30 milionë funte skuadra londineze do t’i refuzojë.

Payet duke u stërvitur me të rinjtë

Payet ka filluar të stërvitë me të rinj përderisa Slaven Bilic është duke e përgatitur skuadrën e parë për ndeshjen me Middlesbrougun.

Trajneri nuk ka pranuar ta stërvitë lojtarin francez derisa ky i fundit të vendos përfundimisht.

Ka pasur ofertë për Payetin nga Marseille

Payet është parë duke stërvitu me disa nga top lojtarët më të mirë të akademisë.

West Ham zyrtarisht ka refuzuar një ofertë prej 22 milionë eurosh nga Marseille. /Telegrafi/