LAJMI I FUNDIT:

West Hami dhe Evertoni duan Gagliardinin

West Hami dhe Evertoni duan Gagliardinin
Roberto Gagliardini (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Interit, Roberto Gagliardini ka përfunduar në radarin e skuadrave angleze të Ligës Premier.

Gagliardini u transferua te Interi nga Atalanta në afatin kalimtar të dimrit në vitin 2017 për një shifër rreth 20 milionë eurosh.


Megjithatë, mesfushori italian në këtë sezon nuk po luan rregullisht si në dy sezonet e kaluara.

Interi njofton rinovimin e kontratave të gjashtë lojtarëve
Lexo po ashtu Interi njofton rinovimin e kontratave të gjashtë lojtarëve

Kështu, disa skuadra angleze kanë shprehur interesim për të transferuar Gagliardinin në Ligën Premier.

Sipas mediumit Inter Live, West Hami dhe Evertoni janë gati të rivalizojnë njëra-tjetrën për mesfushorin e Interit.

Tashmë thuhet se skuadrat angleze kanë lansuar edhe ofertat e tyre drejt klubit italian për lojtarin e tyre.

Roberto Gagliardini (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Një ofertë prej rreth 25 milionë eurosh tashmë është në tavolinën e Interit për lojtarin që ka humbur vendin e titullarit.

Por, kjo ofertë thuhet se nuk ka bindur drejtuesit nerazzurr, të cilët momentalisht e shohin si të pa-shitshëm mesfushorin. /Telegrafi/