LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Walcott dhe Giroud u larguan pa dëshirë nga Arsenali

Wenger: Walcott dhe Giroud u larguan pa dëshirë nga Arsenali

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se dyshja Theo Walcott dhe Olivier Giroud, nuk kanë dashur të largohen në janar. 

Dyshja u larguan pas shumë vitesh nga klubi.  Walcott zgjodhi kalimin te Evertoni pas 12 vitesh me Arsenalin, ndërsa Giroud mbeti në kryeqytet te Chelsea.


“Unë gjithmonë them se lojtarët që luftuan për fanellën tonë dhe për klubin tonë, dua që të respektohen”.

“Të gjithë tifozët tanë e dinin se Theo nuk u largua sepse kishte ndonjë problem me Arsenalin”.

Arsenal me dyshen e larguar

“Kjo ishte vetëm për shkak se ai donte të luante”.

“Sot, njerëzit janë të informuar dhe nuk mund t’i mashtroni. Theo është i dashuruar me Arsenalin dhe është një djalë i cili gjithmonë i respektoi tifozët dhe klubin”.

“Ishte plotësisht i justifikuar dhe unë jam shumë i lumtur që ai mori një pritje të madhe”.

Wenger foli edhe për Giroud: “Olivier është gjithashtu një i dashuruar pas Arsenalit”.

Wenger, trajner i Arsenalit

“Ai u largua për arsye të ngjashme si Theo Walcott, duke qenë i trishtuar. Karriera e tij profesionale e kërkonte këtë lëvizje, por zemra e tij donte që ai të qëndronte”.

“Të dy Theo Walcott dhe Olivier Giroud janë raste të ngjashme”, ka thënë Wenger.

Lojtarët kanë kërkua minuta që të jenë në garë për kombëtaret e tyre për një vend në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori