LAJMI I FUNDIT:

Wenger nuk e përmend askund në librin e tij, Mourinho vjen me deklaratë ‘thumbuese’ për trajnerin francez

Wenger nuk e përmend askund në librin e tij, Mourinho vjen me deklaratë ‘thumbuese’ për trajnerin francez

Arsene Wenger ka publikuar një autobiografi për karrierën si trajner, por që askund nuk përmendet një nga rivalët kryesor të tij, Jose Mourinho.

Portugezi Mourinho është pyetur nga gazetarët për këtë gjë, duke dhënë një përgjigje shumë interesante. ‘Special One’ ka thënë se Wenger nuk e ka përmendur, pasi që nuk ka arritur ta mposhti kurrë.

“Kjo ka ndodhur sepse ai kurrë nuk më ka mundur”, ka thënë duke buzëqeshur trajneri i Tottenhamit.

“Ju nuk do të bëni një kapitull për rreth 12 ose 14 ndeshje kur nuk e fitoni asnjëherë. Pse duhet të flasë ai për mua në librin e tij?”

“Një libër është një gjë që të bënë të lumtur dhe të bënë krenar, kështu që unë e kuptoj në mënyrë të përsosur situatën”, ka thënë ai.

Të dy menaxherët e suksesshëm ndanë një rivalitet të madh, veçanërisht në vitet kur Mourinho arriti për herë të parë në Chelsea në vitin 2004.

Arsenali i Wenger ishte skuadra më e mirë në Angli, pasi sapo krijuan histori duke fituar titullin e Ligës Premier pa humbur asnjë lojë.

Mourinho ua mori titullin në sezonin e tij të parë për ta bërë Chelsea kampion për herë të parë pas 50 vitesh.

Mourinho e quajti Wengerin ‘specialist në dështim’, ndërsa Chelsea e kishte mundur Arsenalin 6-0 në ndeshjen e 1000-të të francezit në krye të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori