LAJMI I FUNDIT:

Watersi (ish-Pink Floyd), i gatshëm ta “thyejë” murin SHBA-Meksikë (Video)

Watersi (ish-Pink Floyd), i gatshëm ta “thyejë” murin SHBA-Meksikë (Video)

‘Pink Floyd’ janë një nga grupet më të suksesshme e më profitabile në historinë e muzikës, me mbi 200 milionë kopje të albumeve të shitura.

Në vitin 1979, ata i kënduan “murit” në albumin e tyre të famshëm “The wall”. E, mesa duket është pikërisht ky mur fokusi i cili po e preokupon së fundmi sërish muzikantin e grupit Roger Waters, që viteve të fundit realizoi një nga turnetë më të mëdha në histori pikërisht me këtë projekt.


Si shumë të tjerë, edhe ai ka një qëndrim të kundërt me presidentin Donald Trump, i cili thotë se do të ndërmarr iniciativën për ndërtimin e një muri gjigant në kufi me Meksikën, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë Waters shprehet se e sheh të arsyeshme të performojë në kufirin mes SHBA dhe Meksikës kundër retorikës së ndërtimit të mureve.

Tullat e shoqërisë në murin mental
Lexo po ashtu Tullat e shoqërisë në murin mental

“The Wall” nga Pink Floyd ishte kënduar në vitin 1990, me rastin e shembjes së murit të Berlinit, ngjarje të cilën veterani i këtij grupi e kishte përjetuar drejtëpërsëdrejti me pothuajse gjysmë milioni njerëzish në qytetin gjerman.

Ai poashtu ka luftuar edhe për të drejtat e palestinezëve, për çka urrehet edhe sot e kësaj dite nga Izraeli.

Roger Waters u shpreh në lidhje me presidentin Trump, se ka shumë mundësi që ai të përballet me protesta të masive, në momentin që do të ‘zbarkojë’ në Mretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Koncerti i Roger Waters në Berlin, në vitin 1990.

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori