LAJMI I FUNDIT:

Warriors eliminojnë Rockets, në finalen e madhe takohen me Cavaliers

Warriors eliminojnë Rockets, në finalen e madhe takohen me Cavaliers
OAKLAND, CA - MAY 26: Stephen Curry #30 of the Golden State Warriors reacts after a play against the Houston Rockets during Game Six of the Western Conference Finals in the 2018 NBA Playoffs at ORACLE Arena on May 26, 2018 in Oakland, California. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e fundit e finales së serisë së playoff e Konferencës Perëndimore.

Ashtu sikurse vitin e kaluar edhe këtë sezon, Golden State Warriors kanë siguruar një biletë për në finalen e madhe të NBA-së.


Kampionët aktual arritën të eliminojnë skuadrës teksasiane të Houston Rockets pas fitores së katërt kundrejt tre humbjeve me rezultat 101-92.

Në fakt, basketbollistët e Houstonit ishin në epërsi pas përfundimit të pjesës së parë, por “luftëtarët” nuk lejuan që të ndodh befasia dhe në dy periudhat e fundit përmbysën gjithçka për të arritur deri tek finalja me Cleveland Cavaliers.

James Harden, Kevon Looney dhe Klay Thompson (Getty Images)

Kevin Durant dhe Stephen Curry ishin në formë të lartë në ndeshjen e fundit duke shënuar së bashku 61 pikë. I pari ishte më efikas pasi realizoi 37 pikë ndërsa i dyti shtoi 27 sosh.

Te Rockets më i dalluari në parket ishte i zakonshmi James Harden me 32 pikë gjersa Eric Gordon shtoi 23 sosh, por nuk ishin të mjaftueshme për triumfin e katërt.

Theksojmë se Warriors në finalen e madhe do të takohet me Cleveland Cavaliers, e cila eliminoi skuadrën e Boston Celtics pas katër fitoreve dhe tre humbjeve.

Kujtojmë se ndeshja e parë e finales së madhe mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet të enjten (31 maj). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez do të largohet nga Aston Villa, afër transferimit te gjiganti anglez

Emiliano Martinez do të largohet nga Aston Villa, afër transferimit te gjiganti anglez

Premier League
Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

La Liga
Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse humbet finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse humbet finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori