E ndarë prej dy muajsh nga Mauro Icardi, Wanda Nara, ka folur edhe një herë për fundin e historisë së saj të trazuar.

Që nga fundi i shtatorit të këtij viti, yjet e famshëm thuhet se jetojnë të ndarë.

Pas disa episodeve të jetës së tyre private të postuara në rrjete sociale, çifti besohet se përfunduan në rrugë të ndryshme.

Wanda Nara (Foto: Screenshot/Instagram)

Modelja shpjegoi gjerësisht dy javë më parë se përse kishte marrë këtë vendim, ndërsa Mauro ende duket se po kërkon një ndryshim.

Biondja së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në rrjete sociale.

Pas ribashkimit, Icardi dhe Wanda Nara ndajnë me ndjekësit imazhe nga çastet e tyre intime gjatë pushimeve në Maldive Pas ribashkimit, Icardi dhe Wanda Nara ndajnë me ndjekësit imazhe nga çastet e tyre intime gjatë pushimeve në Maldive
Reklama

“Përse nuk thua që jeni pajtuar”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës.

Dhe Nara nuk kaloi pa një përgjigje teksa shtoi: “Sepse do të gënjeja. U përpoqa sepse ndjeja se një lidhje kaq e gjatë meritonte një shans të dytë, por nuk funksionoi”.

Reklama

Superylli me këtë ka lënë të nënkuptohet se nuk është pajtuar me Icardin, pavarësisht përpjekjeve dhe pushimeve që kaluan bashkë në ishujt Maldive. /Telegrafi/