LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq në shënjestër të mediave gjermane, falsifikoi akuza ndaj opozitarit Gjilas

Vuçiq në shënjestër të mediave gjermane, falsifikoi akuza ndaj opozitarit Gjilas

Gazeta gjermane, “Die Zeit” botoi një artikull ku thuhej se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq shfrytëzoi informacione të falsifikuara nga një grup hakerësh izraelitë për të nisur një fushatë kundër opozitarit, Dragan Gjilas.

Pas zbardhjes së skandalit të madh për grupin izraelit të hakerëve “Team Jorge”, i cili manipulonte zgjedhjet në mbarë botën për para, një grup gazetarësh hulumtues, ku bënin pjesë edhe gazetarë gjermanë të gazetës Die Zeit, tani bëjnë të ditur se i pari i shtetit serb ka shfrytëzuar shërbimet e grupit.


“Vuçiq më pas pretendoi se konkurrenti i tij politik, Gjilas ka fshehur pasurinë në disa banka botërore. Më pas mediat pro-qeveritare raportuan për llogaritë e pretenduara në Mauritius dhe Zvicër. Në fund, rezultoi se ky informacion ishte i falsifikuar”, shkroi mediumi gjerman.

Gazeta më pas përshkruan se si gazetarët e mbledhur në një konsorcium të quajtur “Historitë e Ndaluara” hetuan fshehurazi aktivitetet e grupit “Team Jorge” për muaj të tërë, për të publikuar rezultatet në muajin shkurt. Ajo tërhoqi vëmendjen e mediave botërore.

Sipas gazetës, Vuçiq është përballur me akuza për lidhje me krimin e organizuar. Gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ai ka reaguar ndaj akuzave para kamerave të një televizioni pro-qeveritar, duke pretenduar se pas tyre qëndron opozitari.

Sipas Vuçiqit, Gjilas fshehu ilegalisht asetet në disa banka në mbarë botën. Ai premtoi se detajet do të zbulohen së shpejti.

Pak ditë pas kësaj, kujton Zeit, shtypi pro-qeveritar filloi të botojë artikuj rreth llogarive të pretenduara të Gjilasit jashtë vendit. Faqja e parë e një gazete pretendonte se Gjilas kishte fshehur 6.4 milionë euro në Zvicër dhe Mauritius.

Gazetarët pretenduan se kishin prova të llogarive, komentuesit folën për pastrim parash dhe evazion fiskal.

Ministri i Financave i Serbisë ka valëvitur para kamerave një raport sipas të cilit Gjilas dyshohet se ka dhjetëra llogari të mbushura me para të vjedhura. Gjilas mohoi gjithçka dhe i kundërshtoi ato pretendime në gjykatë.

Përveç kësaj, ai tregoi një letër nga banka e përmendur zvicerane në të cilën konfirmon se ai kurrë nuk kishte llogari atje. Akuzat u avulluan. Gazeta gjermane më pas bën pyetje logjike, “Nga erdhi ky informacion?”.

“Gjatë punës së fshehtë hulumtuese të Konsorciumit (Tregime të ndaluara, shënim i redaktorit), i cili përfshin më shumë se 100 gazetarë nga 30 organizata mediatike, ‘Team Jorge’ prezantoi një shërbim që dyshohet se gjeti të gjitha llogaritë bankare të një personi”, shkruan më tutje mediumi.

Formati dhe struktura e raportit për pasurinë e pretenduar të Gjilasit është i ngjashëm me raportet e paraqitura para gazetarëve të maskuar si klientë gjatë hulumtimit të tyre. Dhe në të vërtetë, disa burime të OCCRP konfirmojnë se Tal Hanan, lideri i ‘Team Jorge’, qëndron pas informacioneve të supozuara për Gjilas, pohon gazeta gjermane.

Ata theksojnë se ende nuk është e qartë se kush ishte drejtori.

“Është e mundur që një rol të caktuar të ketë luajtur një këshilltar politik izraelit i cili ka punuar për Vuçiqin në vitin 2017, dhe në të kaluarën ka punuar edhe për Benjamin Netanyahun. Kjo është arsyeja pse zyrtarët qeveritarë nga Serbia nuk u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve që punojnë për ( konsorciumi) “Tregime të Ndaluara””, thuhet në përfundim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori