LAJMI I FUNDIT:

Vuante nga mbipesha dhe problemet shëndetësore pas shtatzënisë, Rrezarta transformohet në emisionin “Metamorfoza”

Vuante nga mbipesha dhe problemet shëndetësore pas shtatzënisë, Rrezarta transformohet në emisionin “Metamorfoza”

Emisioni “Metamorfoza” nga Suzana po vazhdon të sjell nga java në javë transformime të pabesueshme të personazheve protagonistë.

Njëra ndër të paraqitur në këtë edicion, ka qenë edhe Rrezarta Fazliu nga Prishtina, e cila kishte shprehur dëshirën e saj për të humbur peshë.


Një dëshirë e tillë i është kthyer në realiteti, kjo pasi ekipi i emisionit “Metamorfoza” bashkë me moderatorin, Suzana Mushkolaj, janë angazhuar që ta ndihmojnë atë në procesin e dobësimit.

Të gjitha lajmet nga emisionit 'Metamorfoza'
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga emisionit 'Metamorfoza'

Pas shtatë javëve, në episodin e 32-të u prezantuan rezultatet e para që Rezarta kishte arritur në këto shtatë javë, dhe ishin të mahnitshme, kjo pasi ajo kishte arritur të humbiste dhjetë kilogramë.

Rrezarta pas humbjes së peshës në emisionin “Metamorfoza” nga Suzana

E gjithë kjo vjen si pasojë e kujdesit në ushqim dhe përkushtimi në palestër, ndihmesë e cila i erdhi nga vet Suzana në bashkëpunim me trajnerin Benet Tolaj, nga qendra e fituesit “Five Star” në Prishtinë.

Rrezarta tregoi në intervistë gjatë emisionit, se në jetë është përballur me sfida të shumta. Kanë qenë shtatzënia dhe periudhat pas lindjes që e kanë lënë në mbipeshë, ndërsa nga gjendja e krijuar, ajo ishte ushqyer pa kontroll.

Moderatorja Mushkolaj e pajisi me plot këshilla rreth ushqyerjes dhe kujdesit në ushqim, të cilat Rrezarta do t’i zbatojë tash e tutje, në mënyrë edhe që të reduktojë problemet me shëndetin, siç kishte dikur.

Momente gjatë episoditë të 32-të “Metamorfoza”

Dhjetë kilogramë në shtatë javë u pa si një rezultat pozitiv nga trajneri dhe stafi i emisionit, të cilët janë të përkushtuar që jo vetëm te Rrezarta, por edhe te të gjithë protagonistët tjerë, të vazhdojnë me punë duke i ndihmuar ata në humbjen e peshës dhe rregullimin e linjave të trupit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Kalo në kategori