LAJMI I FUNDIT:

Vrau nëntë persona dhe plagosi 27 tjerë – kamerat e sigurisë kapin atë që bëri vrasësi i Ohajos, pak para masakrës

Vrau nëntë persona dhe plagosi 27 tjerë – kamerat e sigurisë kapin atë që bëri vrasësi i Ohajos, pak para masakrës

Pamjet e kamerave të sigurisë të marra ekskluzivisht nga CNN tregojnë lëvizjet e Connor Betts në natën e të shtënave masive të Dejtonit, Ohajo.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Betts kaloi më shumë se një orë në një lokal pasi hyri me një grua që duket se është motra e tij Megan dhe një person i tretë.


Connor Betts, 24 vjeç, nuk dallohet; ai është veshur si të tjerët në bar – një bluzë, pantallona të shkurtra dhe atlete.

Jelekun dhe maskën që do të veshë ai më vonë gjatë të shtënave nuk janë të dukshme.

Një burim i zbatimit të ligjit i njohur me hetimin i tha CNN se Connor Betts parkoi makinën e tij aty pranë rreth orës 11:00 dhe konfirmoi se Betts shkoi te bari me motrën e tij dhe personin tjetër, para se të shtinte, duke vrarë nëntë persona.

Momenti kur policia amerikane qëllon për vdekje sulmuesin, që vrau nëntë persona dhe plagosi 27 tjerë në Ohio
Lexo po ashtu Momenti kur policia amerikane qëllon për vdekje sulmuesin, që vrau nëntë persona dhe plagosi 27 tjerë në Ohio

Rreth një orë pasi ai hyri, në 12:13 të mëngjesit, Betts shihet duke ndalur në hyrje, duke folur me personelin në derë, pastaj duke dalë.

Personi tjetër dhe Megan Betts qëndrojnë në bar përafërsisht 45 minuta para se të shihen duke u larguar rreth orës 12:59 të mëngjesit, një afat kohor që nuk është raportuar më parë.

Vrasësi i identifikuar si Connor Betts, 24-vjeç, kishte hapur zjarr në një zonë të frekuentuar në Dayton, Ohio, ku pas intervenimit të policisë është qëlluar për vdekje.

Shefi i policisë së Dayton, Richard Biehl, kishte deklaruar se zyrtarët policorë që po patrullonin në Oregon pak minuta para se të mbylleshin lokalet e natës, filluan të vrapojnë me gjithë forcën në drejtim të personit që kishte shtënë mbi civilët me pushkë automatike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Botë
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Azia
Kalo në kategori