Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçares Sabrina Bengaj.
Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2021 në fshatin Zhupan të Fierit.
Meta akuzohet për veprat penale: “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “prishje e qetësisë publike”.
Sipas pretencës së prokurorisë, kërkohet burg përjetë për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”; 15 vite burg për armëmbajtje pa leje”, 2 vite burg për “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 1 vit burg për “prishje e qetësisë publike”, raporton Balkan Web.
Mbrëmjen e 10 tetorit 2021, Elton Bengaj hyri në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës në fshatin Zhupan të Fierit me një armë zjarri kallashnikov në dorë.
Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten, për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit