LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Vrasja e Liridona Ademaj-Murseli

Gjykata merr vendim – një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës

Përditesuar 03/12/2023 09:08

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca dëgjimore ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli më 29 nëntor.

Në mesin e të dyshuarve si i përfshirë në këtë vrasje është bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli dhe dy persona të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ky i fundit është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjykata u ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për këtë rast.


Në ambientet ku u zhvillua seanca dëgjimore, ishin të pranishëm edhe familjarët e të ndjerës, raporton Telegrafi.

Mediat nuk janë lejuar të jenë të pranishëm brenda seancës.

Telegrafi më poshtë ua sjell të gjitha informacionet rreth zhvillimeve të sotme në këtë seancë gjyqësore. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-03-2023 12:34:01" ["time"]=> string(16) "03/12/2023 12:34" ["update"]=> bool(false) } 03/12/2023 12:34

E pajisi me armë dhe i premtoi 30 mijë euro dorasit, Gjykata jep detaje sesi Naim Murseli e kishte planifikuar vrasjen e gruas

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli, ku i dyshuar është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës.


“Në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, njofton Gjykata.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-03-2023 12:17:56" ["time"]=> string(16) "03/12/2023 12:17" ["update"]=> bool(false) } 03/12/2023 12:17

Gjykata merr vendim për të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për nga 1 muaj, për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademaj- Murseli.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit N.M për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje, G.P për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe i pandehuri K.K për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë”.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, të njëjtit mund të ndikojnë në të bashkëpandehur, në të dëmtuar dhe në dëshmitarët si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e kësaj mase kundër të pandehurve, andaj gjykata ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.


Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-03-2023 11:51:24" ["time"]=> string(16) "03/12/2023 11:51" ["update"]=> bool(false) } 03/12/2023 11:51

Familjarët i dorëzojnë prokurores kërkesën për zhvarrosjen e trupit të Liridonës: Duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj

Familjarët e Liridona Ademaj-Murseli që u vra mbrëmjen 29 nëntorit, kanë bërë kërkesë për zhvarrosjen e turpit të vajzës së tyre dhe të njëjtën ta varrosin në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj.

Kërkesën familjarët e Liridonës ia kanë dorëzuar Prokurores Besa Limani.


“E nderuar prokurore, kërkojmë nga ju që të na mundësoni që turpin e vajzës sonë Liridona Ademaj ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, thuhet në kërkesën e familjarëve të Liridonës.

Familjarët kanë kërkuar gjithashtu nga prokurorja që gjatë procedurës së zhvarrosjes dhe rivarrosjes përmes policisë të ju sigurohet privatësi e plotë.

Vëllai i të ndjerës, sot para mediave tha se ende nuk kanë marrë përgjigje nga prokuroria për këtë kërkesë.

“E kemi bërë kërkesën për zhvarrosje. Rivarrimi me ndodh sa më shpejtë është më lehtë për neve si familjarë dhe me na e lehtës dhimbjen. Ende nuk kemi marrë përgjigje nga Prokuroria”, tha Leonard Ademaj. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-03-2023 11:14:10" ["time"]=> string(16) "03/12/2023 11:14" ["update"]=> bool(false) } 03/12/2023 11:14

“Fëmijët ende nuk e dinë që ju ka vdek nëna”, “Besojmë në drejtësi” – vëllai i Liridonës flet pas seancës së sotme gjyqësore

Vëllai i Liridona Ademaj-Murseli, Leondard Ademaj ka folur pas seancës dëgjimore që është mbajtur sot në Gjykatën Themelore.

“Liridona u vra në mënyrën më mizore dhe makabre që mund të jetë. Ishte grua, motër dhe nanën e fuqishme dhe doli të jetë heroinë dhe për fëmijët e saj. Ne po e përmbajmë vetën sepse ajo nuk donte asnjëherë të na shihte në këtë gjendje”, tha vëllai i të ndjerës.


Ai shtoi se në ditën kritike Liridona ka qenë tek ne në shtëpi, dhe i thash mos shko rri, edhe fëmijëve ju thash rrini me dajën, por ajo vendosi që të shkonte.

“Pasi ka mrri në Prishtinë, ka folur me babin dhe e i ka kallxu që kanë mbërri por që po shkojnë me hanger darkë. Unë isha në punë dhe më telefonoi gruaja më tha që e kanë vrarë Liridonën, unë mendova që djalin e axhës sepse ai e ka emrin Liridon. Gjendja në shtëpi ka qenë shumë keq, prindërit kanë qenë të alivanosur. Nuk dojsha me besu që Liridona ka vdekë, kam shkuar në spital Gjakovë dhe kam kërkuar me ju jep qetësues prindërve dhe vazhduam rrugën për në Prishtinë”, ka deklaruar Leonard Ademaj.

“Dajë na kan dal përpara na kanë sulmu, na kan lyp paret unë nuk jau kom jep. Jemi kon kerr na ka marrë babi kemi ec rrugës, e kemi harru mamin në kerr”, tregon vëllai i së ndjerës se çfarë i thanë fëmijët.

Leonardi theksoi se “nuk mundem me imagjinua në çfarë gjendje ka qenë motra ime kur e ka pa burrin tu ik nga vetura me dy fëmijët”.

Ai shtoi se fëmijët nuk e kanë kuptuar ende se ju ka vdekur nëna.

Lajmin e plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-03-2023 10:22:50" ["time"]=> string(16) "03/12/2023 10:22" ["update"]=> bool(false) } 03/12/2023 10:22

Dy të dyshuarit për vrasjen e Liridonës mbrohen në heshtje

Avokatët e dy të dyshuarve Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, Skender Gojani dhe Ahmet Gjinovci, kanë dalur nga seanca dëgjimore për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Ata kanë deklaruar para mediave se pritet të merret vendimi nga ana e gjykatës


“I paraqitem qëndrimet tona dhe prokurorja të vetat, tash pritet vendimi”, tha njëri nga avokatët.

Ata shtuan se klientët e tyre janë mbrotjur në heshtje. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-03-2023 10:03:06" ["time"]=> string(16) "03/12/2023 10:03" ["update"]=> bool(false) } 03/12/2023 10:03

​Seanca për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli po zhvillohet pa praninë e mediave

Ka nisur tashmë seanca dëgjimore lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Mediat nuk janë lejuar brenda sallës ku po mbahet seanca fillestare ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.


Larg mediave është bërë edhe hyrja e të dyshuarve në Gjykatën Themelore, teksa aty janë parë të hynë edhe familjarët e të ndjerës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-03-2023 09:39:30" ["time"]=> string(16) "03/12/2023 09:39" ["update"]=> bool(false) } 03/12/2023 09:39

Naim Murseli dhe të tjerët arrijnë në gjykatë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë tashmë ka nisur seanca dëgjimore ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Siç raporton gazetarja e Telegrafit nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit kanë hyrë brenda hapësirave të Gjykatës nga hyrjet ku nuk kanë qenë prezentë mediat.


Para fillimit të kësaj seance, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, kanë organizuar një aksion simbolik.

Vrasja e Liridonës ka marrë vëmendje të madhe, pasi fillimisht ajo ishte raportuar nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-03-2023 09:32:40" ["time"]=> string(16) "03/12/2023 09:32" ["update"]=> bool(false) } 03/12/2023 09:32

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, aksion simbolik lidhur me vrasjen e Liridonës

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet seanca dëgjimore për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Përfaqësuesja e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Trina Binaku tha para mediave se janë mbledhur për të dënuar një vrasje makabre.


“Ne gratë dhe vajzat vazhdojmë të jetojmë më frikë në Kosovë. Vendi nuk mund të ketë paqe. Të martën ne thërrasim protestë ne Prishtinë. Të martën bëhemi bashkë, e çdo dite luftojmë për te drejtat e vajzave”, tha ajo.

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, thuhet në pankartën që këta aktivistë mbanin në duar gjatë këtij aksioni. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-03-2023 09:11:30" ["time"]=> string(16) "03/12/2023 09:11" ["update"]=> bool(false) } 03/12/2023 09:11

​“Ndal femicidit, drejtësi për Liridonën”, sot mbahet një marsh-protestë në Tiranë

Një marshim- protestë do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:30, nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Vrasja tronditëse e Liridona Ademajt në Sinidoll të Prishtinës, e cila u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, ka ngjallur reagime të shumta.

30 mijë euro ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e saj. Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të merr edhe 15 mijë euro të tjera.


Për këtë krim është arrestuar edhe një anëtar i FSK-së, i cili është gjithashtu nip i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-03-2023 09:10:46" ["time"]=> string(16) "03/12/2023 09:10" ["update"]=> bool(false) } 03/12/2023 09:10

Aksion simbolik para nisjes së seancës gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murseli, do të dalin sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës ku do të mbahet seanca dëgjimore nga ora 09:30.

Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka pasur reagime të shumta nga institucionet dhe shoqëria civile.


Gjithashtu lidhur me këtë rast, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, do të organizojnë një aksion simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Kurse, të martën duke filluar nga ora 18:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur një protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.