Mbrëmë rreth orës 23:00 nga njësitet policore të stacionit Qendra, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes, që është raportuar me datën 19.03.2019.
“Rasti ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një person i dyshuar ka arrit që nga aty të marr një sasi të stolive të arit (vlera rreth 10000 euro) dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së informacionit të parë, njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personit të dyshuar.
Reagimi i shpejtë i policisë si dhe masat e koordinuara operative, kanë rezultuar me kapjen e personit të dyshuar:
L. B, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, që dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në rast.
Të njëjtit policia i ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të stolive të arit ( dyshohet e vjedhur).
si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti apo ndërlidhjes së tij me raste të tjera, të natyrës së njëjtë”, njofton policia.
Personi i dyshuar pas intervistimit nga ana e policisë me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Një kontribut të veçantë në realizimin e këtij aksioni, kanë dhënë edhe qytetarët të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me njësitet policore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City