LAJMI I FUNDIT:

Vlen afro 55 milionë euro, por rezidenca luksoze e Adeles është e rrezikuar masivisht nga tërmetet me shkallë të lartë dhe zjarret

Vlen afro 55 milionë euro, por rezidenca luksoze e Adeles është e rrezikuar masivisht nga tërmetet me shkallë të lartë dhe zjarret

Rezidenca e Adeles në Beverly Hills, me vlerë rreth 60 milionë dollarë (54.5 milionë euro), është në rrezik të lartë në rast të një tërmeti, ka pohuar një raportim i ri.

Në janar, këngëtarja fituese e çmimeve “Grammy”, 33 vjeçe, ia bleu këtë pronë aktorit Sylvester Stallone, 75 vjeç, shkruan DailyMail.


Rezidenca luksoze ka një hapësirë ndenjeje prej 21,000 metrash katrorë, tetë dhoma gjumi dhe 12 banja.

Por gjetjet e sondazhit nga autoritetet në Los Angeles supozohet se kanë treguar se prona – e vendosur në komunitetin yjor të mbrojtur nga rojet e Beverly Park – është brenda një ‘zone të defektit aktiv afër burimit’.

Adele thuhet se kishte bizhuteri në vlerë mbi 2.6 milionë euro gjatë paraqitjes në emisionin “The Graham Norton Show”
Lexo po ashtu Adele thuhet se kishte bizhuteri në vlerë mbi 2.6 milionë euro gjatë paraqitjes në emisionin “The Graham Norton Show”

Sipas tabloidit britanik The Sun, Studimi Gjeologjik i Kalifornisë arriti në përfundimin se në vitin 2014 shtëpia, e cila ndodhet në një kodër, është brenda thyerjes aktive të përmendur, e cila ka aftësinë të gjenerojë një tërmet me magnitudë deri në shtatë ballë.

Seksioni i studimit të ‘rreziqeve sizmike’ vuri në dukje se ndërtesat dhe shtëpitë mund të përballen me një rrëshqitje dheu nëse goditen nga fatkeqësia natyrore, me shqetësime të veçanta të ngritura në anën e majtë të vendit, i cili përmban pamje piktoreske të qytetit.

Është thënë se është instaluar një valvul i posaçëm mbyllës sizmik për gazin për të parandaluar shpërthimet e mundshme.

Ky mund të mos jetë i fundit nga shqetësimet e fitueses së çmimeve Brits, pasi ajo është njoftuar se pasuria e saj prej 3,47 hektarësh është në një ‘zonë me ashpërsi shumë të lartë të rrezikut nga zjarri’.

Kushtet e motit të Kalifornisë nga pranvera deri në vjeshtë përfshijnë të thata, me erë shpesh të nxehtë, të cilat mund të shkaktojnë zjarre të moderuara deri në të rënda.

Periudha e kërcënimeve mund të bëjë që multi-milionerja të grumbullojë tarifa të konsiderueshme në sigurimet e specializuara të shtëpive dhe tërmeteve.

Këngëtarja e “Easy On Me” bleu pronën nga Sylvester për pothuajse gjysmën e çmimit – 42 milionë funte (49.7 milionë euro), më lirë nga çmimi fillestar i kërkuar prej 81 milionë funtesh (96 milionë euro) janarin e kaluar, një ulje prej 48 për qind.

Veçoritë e rezidencës përfshijnë 3,47 hektarë tokë, shtëpi pritjeje me dy dhoma gjumi, teatër, bibliotekë, kurs, palestër, sauna, avull, pishinë, dhomë puro, bar me porosi dhe studio arti.

Fytyra të tjera të famshme që banojnë në lagjen pranë përfshijnë: Denzel Washington, Magic Johnson dhe Justin Bieber. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori