LAJMI I FUNDIT:

Vjeshta në Tomorr, sjell me vete dhe mjaft vizitorë

Vjeshta në Tomorr, sjell me vete dhe mjaft vizitorë

Vjeshta është ngjitur dhe në shpatet malore të Tomorit, duke shpërndarë të verdhën e saj në faqet pyjore dhe duke krijuar një tablo mjaft tërheqëse ku vizitorë të natyrës ngjiten drejt këtij peizazhi mahnitës.

Specialistët e AdZM-së së Beratit njoftojnë për vizitorë të ardhur nga qyteti i Beratit por dhe qytete të tjera të vendit, që kërkojnë ndihmë pranë Qendrës së Vizitorëve të këtij parku dhe më pas, nën shoqërimin e specialistëve udhë-rrëfyes të kësaj administrate, ngjiten në destinacionet e kërkuara.

Englison Qose, një prej këtyre specialistëve, thotë për ATSH-në se, vërtet, që parku në këtë kohë ka marrë një bukuri të rrallë. “Duket si një tablo e pikturuar mes malesh që të josh ta vizitosh. Në qendrën tonë të vizitorëve, pothuajse çdo ditë ka turistë aventurierë të maleve që kërkojnë ndihmë për të arritur në destinacionin e duhur”, thotë ai. Nën këmbët e malit madhështor të Tomorrit, ndodhen disa fshatra malorë, që tashmë janë kthyer në kuriozitete për turistët e aventurës, historisë dhe të mitologjisë. Këtu ndodhen Dardha, Qaf-Dardha, Perisnaka, Kostreni i Madh, Bogdani. Bukuritë përrallore të kësaj zone çdo ditë e më shumë po tërheqin vizitorë.

Peizazhet janë befasuese me ujëvara, burime, liqene e shkëmbinj të thepisur. Ka disa liqene akullnajore, ku në krye të tyre ndodhet “Sheshi i Shën-Pjetrit”, transmeton atsh.

Pak me tej gjenden rrënojat e një qyteze të çuditshme, me themele dhe murana që nuk dihet kush i ndërtoi dhe kush i shkatërroi. Qyteza ende pret arkeologët të vendosin emra dhe mbiemra, të caktojnë ditëlindje dhe ditëvdekje.

Së fundmi, një kuriozitet për t’u vizituar në këtë park, janë dhe shpellat e shumta që po tërheqin vizitorë të spelologjisë. Englisoni numëron disa prej tyre që janë bërë vërtet të vizitueshme si Shpella e Madhe Tomorr, Shpella e zezë, Shpella e Gavanit, Shpella e Goshoricës e disa të tjera. Ditët e fundit drejt tyre janë ngjitur dhe turistë të ardhur nga Anglia e Kanadaja.

Në Qaf-Dardhë ndodhet edhe çezma e Tarikos, ku udhëtarët ç’lodhen e marrin udhëzime për të vazhduar më lart. Aty në një pllakë guri shkruhet dhe kurioziteti i kësaj çezme. E verdha vjeshtore ka trokitur kudo e turistët e apasionuar të kësaj panorame po vërshojnë duke e renditur fort Shqipërinë në tregun turistik edhe në guidat e peizazhit natyror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori