Gjatë ditës së diel, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme, të cilat do të sjellin mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë orëve të ditës priten vetëm vranësira të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore, të cilat nuk do të ndikojnë në kushtet e përgjithshme atmosferike.


Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në zonat jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet dhe të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.

Në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1–2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim. /tch/