LAJMI I FUNDIT:

Vizitori i vetëm që shkon ta takojë Dani Alvesin në burg – të tjerët e kanë braktisur

Vizitori i vetëm që shkon ta takojë Dani Alvesin në burg – të tjerët e kanë braktisur

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Sevillas, Dani Alves vazhdon të qëndrojë në burg ndërsa pret gjykimin në Kataluni për një sulm të dyshuar seksual. Sipas Sport, braziliani nuk ka shumë vizitorë.

Ndërsa në ditët e para të burgimit kishte disa vizitorë, ka mbetur vetëm një. Ish-bashkëshortja dhe nëna e fëmijëve të tij, Dana Dinorah ka bërë një vizitë dhe vazhdon të mbrojë publikisht pafajësinë e tij, por nuk është kthyer më.


Ndërkohë Joana Sanz, partnerja e tij në momentin e ngjarjes, bëri një vizitë të veçantë për të parë Alves. Që atëherë ajo ka njoftuar ndarjen e tyre në rrjetet sociale.

Rëndohet gjendja e Dani Alvesit - ka bërë kërkesë të dhimbshme ndaj gardianëve të burgut
Lexo po ashtu Rëndohet gjendja e Dani Alvesit - ka bërë kërkesë të dhimbshme ndaj gardianëve të burgut

I vetmi person që vjen për të vizituar Alves është një mik i quajtur Bruno Brasil.

Dyshja ishin bashkë natën e incidentit të supozuar dhe ai vazhdon të vizitojë Alvesin rregullisht. Thuhet se vizita e fundit ka ndodhur në 26 mars, me Alves të zhgënjyer për njoftimin e Sanz.

Përmbyset bota e Dani Alvesit shkaku i akuzave për përdhunim - futbollisti ka hyrë tani edhe në grevë urie
Lexo po ashtu Përmbyset bota e Dani Alvesit shkaku i akuzave për përdhunim - futbollisti ka hyrë tani edhe në grevë urie

Alves iu mohua lirimi me kusht pasi u arrestua me akuza për sulm seksual.

Si i tillë ai do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundimin e gjykimit, i cili mund të zgjasë rreth 1-2 vjet. /Telegrafi/