LAJMI I FUNDIT:

Virozat mbushin spitalet e Shtipit

Virozat mbushin spitalet e Shtipit

Mbi 50 intervenime në 24 orët e fundit dhe mbi 15 vizita shtëpiake të mjekëve nga Ndihma e Shpjetë, për shkak të paraqitjes së virozave janë realizuar në spitalet e Shtipit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është fakt se ditëve të fundit kemi pasur mbi 50 intervenime tek qytetarët me viroza të ndryshme, si dhe mbi 15 vizita shtëpiake për të njëjtën arsye”, dekalroi mjeku Goran Andonov, mjek në qytetin e Shtipit.


Virozat e kanë mbushur edhe departamentin e fëmijëve në Spitalin Klinik, ku 23 fëmijë me virozë janë të hospitalizuar më ambulanta të ndryshme.

Mjekët thonë se “sulm” i këtillë nga viroza në Shtip, nuk është regjistruar kohëve të fundit./Telegrafi/