Viola pushohet nga Digitalb, por “josh” Blendi Fevziun


Viola Spiro nuk do të jetë më pjesë e platformës televizive Digitalb.
Mësohet se bukuroshja është pushuar nga “Digitalb” për arsye që ende nuk dihen, por se ka gjetur vend diku tjetër, transmeton Telegrafi.
Vizitat e shpeshta si mysafire në emisionin e Blendi Fevziut, si duket kanë bërë që gazetari i njohur të “joshet” nga Viola.
Tani e tutje biondja simpatike do të jetë gazetare e njërit ndër emisionet më të shikuara, “Opinion”.
Kujtojmë se e njohur për publikun ajo u bë si velinë në “Fiks Fare”, pjesë e së cilit ishte për katër vite me radhë, për të vazhduar më vonë si moderatore në dy emisione sportive. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/08/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































