Ndërpritet furnizimi me ujë në Pejë dhe disa fshatra, “Hidrodrini” njofton punime në sistem


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se të hënën, më 15 qershor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në qytetin e Pejës dhe në disa fshatra që furnizohen nga burimi i Drinit të Bardhë në Radac.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja e furnizimit do të bëhet për shkak të një intervenimi të detyruar në sistemin furnizues me ujë, si pjesë e punimeve teknike në rrjet.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në ora 14:00, ndërsa normalizimi i shërbimit pritet të ndodhë pas përfundimit të punimeve.
KRU “Hidrodrini” u ka bërë thirrje qytetarëve që të sigurojnë rezerva të mjaftueshme uji për nevojat e tyre gjatë kësaj periudhe, duke kërkuar mirëkuptim për ndërprerjen e përkohshme të shërbimit.
Nga
Telegrafi
44 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































